Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e buxhetit

Qeveria e Kosoves 30 mars

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilin ndër të tjera ka miratuar edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Gjithashtu Qeveria ka miratuar në parim nismën për lidhjen e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030 si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe vendimin për t’ia propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë (7) pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Buxheti për vitin 2026 u pat miratuar në Kuvend më 20 shkurt. Për buxhetin patën votuar deputetët e pushtetit ndërkohë që ata të opozitës patën votuar kundër. Buxheti për vitin 2026 është paraparë të jetë 4 miliardë euro, prej të cilave 3.64 miliardë janë të hyra, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet me kredi dhe me deficit.

Ministri i Financave Hekuran Murati, pati thënë se buxheti për vitin 2026 ishte i përkohshëm dhe emergjent dhe se ai do të rishikohet e ndryshohet me prioritete e Qeverisë të reflektuara në të.

Ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës patën votuar kundër pasi që amendamentet e tyre nuk u patën përfshirë në buxhet.