Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se janë marrë masa administrative ndaj katër infermierëve dhe është suspenduar një punëtor i shërbimeve teknike, pas raportimit të një qytetareje në lidhje me trajtimin që i është bërë në Klinikën e Pediatrisë.
Një nënë ka ndarë përvojën e saj gjatë shtrimit të djalit të saj dy vjeçar, i cili kishte pasur prej ditësh të vjella dhe diarre. Për shqetësimet e saj se u përball me pritje për pranim në repart e vështirësi gjatë vendosjes së kanilës, QKUK-ja thotë se pas formimit të një komisioni ad-hoc për të hetuar në plotëni këtë rast, është marrë vendimi për shqiptim të masave administrative ndaj katër infermierëve.
“Ndërkaq, për të mundësuar zhvillimin e paanshëm të hetimit administrativ lidhur me pretendimet për trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, janë ndërmarrë masa të përkohshme administrative ndaj katër (4) infermierëve”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, qytetarja në fjalë postimit ia kishte bashkangjitur edhe disa fotografi ku tregohej gjendja e shtretërve me njolla, mungesa e mbulesave të shtratit dhe gjërat elementare të higjienës.

Për këtë QKUK-ja ka thënë se ka suspenduar përkohësisht punëtorin e shërbimeve teknike.
“Sa u përket parregullsive të konstatuara menjëherë gjatë verifikimeve të kryera nga QKUK, përfshirë ato që pasqyrohen edhe në fotografitë e publikuara, janë dhënë vërejtje ndaj personave përgjegjës në zinxhirin hierarkik menaxherial, si dhe është suspenduar përkohësisht punëtori i shërbimeve teknike”, thuhet tutje në njoftim të QKUK-së.
Edhe
Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 qytetarëve
Qytetarja ka thënë se pas publikimit të këtij shqetësimi është përballur me presion dhe i është kërkuar ta shkruaj një raport për kinse të pavërtetat që i ka raportuar.
Ajo ka thënë se posa të përfundoj trajtimi i djalit të saj, do ta adresoj ankesën përmes rrugëve institucionale.
“Mbrëmë, rreth ores 23:30 me kanë vizituar në dhomën ku po qëndroj me djalin tim dhe më është kërkuar t’i verifikoje ato që kam shkruar në status. Sot, rreth orës 10:30 me kanë vizituar prap, me c’rast me është thënë se ato qe kam shkruar jane te pasakta dhe me është kërkuar edhe raport lidhur me rastin (dhe atë, me gisht drejtuar duke me thene se duhet ta shkruaj deri në ora 11:00). Dua të sqaroj se nuk kam refuzuar dhe nuk refuzoj ta adresoj ankesën time përmes rrugëve institucionale. Trajtimi i djalit tim ende nuk ka përfunduar dhe, në këtë moment, prioriteti im është të kujdesem për të. Sapo të përfundojë trajtimi, do t’i ndjek edhe procedurat përkatëse”, ka thënë mes tjerash.
-
Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të helmimit nga ushqimi
-
Të specializuar për farmaci klinike, por punojnë në depo e barnatore
-
Nis hetimi pas dyshimeve për keqpërdorim me furnizimin me barna esenciale dhe lista të pritjes në QKUK
-
Pesëvjeçari nga Lipjani lirohet nga Pediatria, i jepet nën kujdes QPS-së në Gjakovë