Arbëri

QKUK njofton se në një nga repartet e Pediatrisë shpërtheu një gyp i kanalizimit

Klinika e Pediatrisë

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në mesnatë, ka  shpërthyer një gyp i kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike.

Në njoftim është thënë se ujërat e zeza nuk kanë depërtuar në dhomat ku po trajtohen fëmijët. Ka njoftuar se do të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit. 

“Menjëherë kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes, situata është vënë nën kontroll.  Nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat  ku po trajtohen fëmijët. Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe  pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor”, thuhet në njoftimin.