Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohen dy drejtorë të shkollave të sistemit paralel serb në Kamenicë

kamenice

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, ka njoftuar se në një aksion të institucioneve të rendit në këtë komunë janë arrestuar dy drejtorë të shkollave të sistemit paralel serb në këtë komunë. 

“Pas një pune intensive, është përmbyllur me sukses një aksion i ndërmarrë nga institucionet tona ndaj individëve të caktuar, të cilët për një periudhë të gjatë kanë vështirësuar punën e institucioneve tona lokale dhe kanë shqetësuar komunitetin”, ka shkruar Rahimaj në Facebook. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai e ka cilësuar aksionin si një nga më të rëndësishmit e viteve të fundit. 

“Në një nga aksionet më të rëndësishme të viteve të fundit në Kamenicë, janë bastisur shtëpitë e lokale dhe më pas janë arrestuar drejtorët e shkollave të sistemit paralel serb, N.V. dhe D.K., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale”, ka shkruar ai.

Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Gjilan. Ata dyshohen për kryerjen e tri veprave penale. 

“Lidhur me rastin Prokurori i shtetit ka lëshuar Aktvendim për ndalim ndaj të dyshuarve, në drejtim të veprave penale ‘Asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor’ nga neni 408, veprën penale ‘Vetëgjyqësia’ nga neni 410 dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 i Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në një përgjigje të Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë të enjten është realizuar urdhërkontrolli i lëshuar nga Gjykata në Komunën e Kamenicës ndaj të dyshuarve të nacionalitetit serb.

“Prokuroria Themelore në Gjilan pas pranimit të kallëzimit penal nga e Policisë brenda afateve ligjore, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale do të vendos për të paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Gjilan – Dega në Kamenicë masën adekuate të sigurisë ndaj të dyshuarve”, thuhet në përgjigje.