Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Ditën kur Mihali i del në mbrojtje LDK-së, LDK-ja duhet të shikohet në pasqyrë

Perparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar përplasjet me koordinatoren e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali. Këtë herë duke implikuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës nën logon e së cilës fitoi dy herë zgjedhjet.

Pas përçarjeve në LDK ditë më parë, Mihali në “sagën” e përplasjeve verbale me Ramën, e fajësoi kryetarin e Prishtinës për tensionet brenda partisë së tretë më të madhe në Kosovë. E në përgjigje, Rama ka thënë se kur Mihali i del në mbrojtje LDK-së, kjo parti “duhet të shikohet në pasqyrë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në shkrimin e tij në Facebook, Rama ka thënë se Mihali ka refuzuar pranimin e padisë nga ai.

“Dejona Mihajli e paska refuzu pranimin e padisë. Pse? A nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës? A nuk i njeh ligjet dhe të drejtat që i garanton shteti ynë? Apo ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK-në?  Ditën që Dejona Aleksander Mihajli del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e kqyrë veten seriozisht në pasqyr”, ka shkruar Rama.

Ka disa ditë që Rama përplaset me Mihalin. Në përplasje janë përfshirë edhe figura të tjera opozitare dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjithçka nisi nga akuzat e Ramës ndaj Qeverisë për vdekjen e një personi në një aksident tragjik në autostradë.