Arbëri

Rama i reagon Speciales: Më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m** që nxorri ajo prokurori

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Dhomave të Specalizuara të Hagës që t’iu caktohen nga 45 vjet burgim ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Rama thotë se nuk mund po arrin ta gjejë ku buron filli logjik i kësaj kërkese të Prokurorisë.

“Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!”, thuhet në reagimin e plotë të Ramës.