Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se hedhja e mbeturinave inerte (ndërtimore) dhe mbeturinave vëllimore që përfshijnë inventarin shtëpiak, janë të ndaluara në kryeqytet.
Për këtë thotë se Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë angazhuar me të gjitha kapacitetet për të luftuar hedhjen e mbeturinave ilegale në hapësirat publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRama në një postim në Facebook ka shkruar se kryeqyteti ka përcaktuar lokacionin zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte (ndërtimore) dhe mbeturinave vëllimore (mobilje, inventar shtëpiak, etj.).
“Ky lokacion është në dispozicion për qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë të largojnë mbeturina të kësaj natyre”, ka shkruar ai duke publikuar lokacionin zyrtar dhe duke bërë të ditur se paraprakisht duhet ta kontaktojnë Ndërmarrjen Publike “Pastrimi” ose ndërmarrjen “Gjelbër”.
Ka bërë të ditur se masat ndëshkuese për ata që hedhin mbeturina në hapësirat publike janë gjobat dhe konfiskimi i automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen ilegale të mbeturinave.