Kosova synon të dyfishojë kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme gjatë viteve të ardhshme, por ekspertët vlerësojnë se potenciali natyror nuk mjafton. Sipas një raporti të Institutit për Politika Zhvillimore, sfida kryesore nuk është mungesa e potencialit natyror për energji të ripërtëritshme, por krijimi i kushteve që projektet serioze të financohen e realizohen
Energjia e ripërtëritshme konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të tranzicionit energjetik në Kosovë, është thënë në prezantimin e raportit “Krijimi i një Kornize të Nivelit Investues për Energjinë e ripërtëritshme në Kosovë”, i hartuar nga instituti INDEP.
Udhëheqësi i hulumtimit, Dardan Abazi, ka thënë se vendi vazhdon të mbështetet kryesisht në prodhimin e energjisë nga linjiti, ndërsa synimi është rritja graduale e pjesëmarrjes së burimeve të pastra të energjisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova, siç e dini, për një kohë të gjatë dhe në bazë e në shtylla të themeleve të sistemit të vetë energjetik, ka energjinë nga linjiti, ndërkohë që kërkohet që gjithnjë e më shumë të kalojmë te burimet e ripërtëritshme, te burimet të cilat do t’i sjellin Kosovës edhe energji më të pastër, edhe mbrojtje të mjedisit, edhe integrim më të shpejtë, por edhe, le të themi, një sistem energjetik fleksibil, të hapur, konkurrues, i cili do të jetë bazë për integrimin e mëtejshëm në tregun rajonal”, ka thënë Abazi.
Hartuesja e raportit, Zanfina Kabashi, ka thënë se sfida kryesore nuk është mungesa e potencialit natyror për energji të ripërtëritshme, por krijimi i kushteve që projektet serioze të financohen dhe të realizohen.
“Sistemi jonë është ende shumë i varur prej gjenerimit në linjit edhe në kohën kur Kosova varet shumë prej importit ose gjatë dimrit varësisht prej mënyrës si harxhon energji ka kufizime të rrjetit, kufizime teknike edhe ka nevojë në rritje për dekarbonizim të tregut, që i bie që t’i duhesh me kriju një sistem që me i tejkalu këto probleme. Energjia e ripërtëritshme është një zgjidhje, dhe një prej shtyllave kryesore, e cila i adreson se cilat prej këtyre sfidave që tregu jonë përballet me to”, ka thënë Kabashi.
E udhëheqësi i Divizionit për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë në Ministri të Ekonomisë, Miftar Nika, ka treguar disa nga hapat që ka ndërmarrë shteti.
“Ankandi i parë ka qenë, ankandi solar që pritet, do të thotë, është në fazën e fillimit të ndërtimit. Është filluar edhe me ankandin e erës, që edhe në këtë pjesë, do të thotë, ka qenë e paraparë diku 100 deri në 150 megavat, mirëpo për shkak të reaksioneve të ndryshme, atëherë është paraparë 50 deri 100 megavat ankandi i erës me qenë i pari, edhe do të vazhdohet, do të thotë, edhe me ankandet e tjera”, ka thënë Nika.
Në këtë raport është rekomanduar miratimi i një kornizë për energjinë e ripërtëritshme të gatshme për investim, publikimi i një udhëzuesi të gjallë për rrugën e realizimit të projekteve të energjisë së ripërtëritshme, hartëzimi i lejeve sipas llojit të projektit si dhe përgatitja e tregjeve të ruajtjes së energjisë dhe fleksibilitetit.