Arbëri

Rënie e lehtë e temperaturave gjatë javës së ardhshme

Parashikimi i motit

Foto: KOHA

Gjatë javës së ardhshme pritet të ketë rënie të lehtë të temperaturave në Kosovë.

Javën që po lëmë pas, vendi është karakterizuar nga mot i qëndrueshëm dhe me diell, me temperatura që  kanë arritur deri në 35 gradë celsius.

Përjashtim ka bërë vetëm zona e Hanit të Elezit dhe rrethinat e saj, ku përveç temperaturave të larta, janë regjistruar reshje shiu dhe lokalisht edhe breshër.

Të hënën do të mbajë  mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e  lehtë  nga drejtimet e ndryshme.

Të martën do të ketë gjithashtu mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29  gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

E mërkura do të karakterizohet me me diell dhe vranësirashpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të kufizuara mund të sjellin reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit.

Të enjten do të mbajë mot me diell dhe pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperiperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërkaq të premten pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme .