Profesori Dren Gërguri, ka thënë se shumë prej informacioneve që publikohen në Kosovë nuk e kanë asnjë lloj filtri dhe se qytetarët duhet të dinë t’i filtrojnë vet ato.
Ai në emisionin “Konfront” në KTV, ka folur për nevojën që lënda Edukim Medial të futet në sistemin e arsimit si lëndë më vete, përveç shtrirjes edhe në të gjitha lëndët e tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne nuk e kemi kulturën e verifikimit, që Finlanda dhe shumë shtete të tjera kanë arritur ta zhvillojnë. Unë them që qytetarët duhet të jenë 'mini gazetarë', sepse sot shumë prej informacioneve nuk kanë asnjë filtër dhe është në dorën e qytetarit që ai ta ketë shkathtësinë që ta filtrojë një përmbajtje”, është shprehur Gërguri, duke shtuar se përderisa qytetari nuk di ta filtrojë informacionin, ka rrezik të madh për t’u manipuluar.
Rexhaj: Te ne ka një humnerë midis mësimit dhe jetës, këtu dështojmë ne në PISA
Profesori Xhavit Rexhaj ka shprehur shqetësim mbi mangësitë e sistemit arsimor në Kosovë, duke theksuar se ka një “humnerë” midis mësimit dhe lidhjes me jetën – që nuk bëhet.
Ai ka thënë se përvoja e tij ka treguar se ka shpërputhje mes asaj që mësohet në shkolla dhe praktikës në jetë, gjë që sipas tij është arsyeja pse nxënësit dështojnë në PISA.
“Lidhur me mendimin kritik... ta shpjegoj kështu, më ka ndodhur disa herë me mbajtë trajnime të planifikimit strategjik në disa institucione të arsimit të lartë ku një pjesë e madhe ishin ekonomistë, që e kishin lëndën e planifikimit strategjik e gojën nuk e hapshin. Lëndën e dinin por të planifikojnë në mënyrë strategjikë nuk dinin. Te ne ka një shpërputhje, një humnerë, mes mësimit dhe mes jetës. Ka ajo humnera magjike që ne në Kosovë e tregojmë mësimin dhe nuk e lidhim me jetën, sepse jemi institucione akademike, arsimore, dhënëse, mësimdhënëse, vlerësuese e jo jetësore. Këtu është ajo thyerja për PISA-n, këtu dështojmë në PISA, jo që nuk dimë”.
Rexhaj: Sot s'jam i sigurt se e dimë çfarë po bëjmë me shkolla, nxënësit mësojnë përmendësh
Xhavit Rexhaj, ekspert i çështjeve të arsimit, ka thënë se aktualisht sot nuk është e qartë situata në arsim, duke theksuar se ka mungesë të orientimit në drejtim të nevojave të shoqërisë.
Ai ka theksuar se problemi me arsimin në Kosovë është se nuk dihet roli dhe qëllimi i shkollës brenda një shoqërie.
“I kemi 23 mijë arsimtarë dhe 1000 shkolla, si i shfrytëzojmë këtë armatë, çka bëjmë me to. Mësimdhënie, notim, vlerësim. Nxënësit shkojnë marrin nota edhe pse e mësojnë mësimin përmendësh. Ne kemi problem në konceptualizimin e shkollës. Çka duan të bëjnë ata me bë për shoqërinë, çka ka nevojë shoqëria prej tyre”, ka thënë ai në Konfront.
Rexhaj ka shtuar se shkollat shqipe sot nuk dihet se çfarë roli kanë.
“Arsimi ka qenë në kohën osmane kanë qenë medresetë shkollat fetare, dikur janë hapur shkollat shqip, por jo në mënyrë organike, jo si mjet apo institucion që e ndihmon njerëzit dhe shoqërinë. Nëse mendojmë cili është misioni i shkollës, në vitet 70 e kemi ditur që ajo shkollë ka dashur ta bëjë njëfarë subjektiviteti të Kosovës. Në të 90-tat e ka ruajtur atë subjektivitet të Kosovës, sot nuk jam i sigurt se e dimë çfarë bëjmë ne me shkollën”.
Rexhepi: Me gjithë që e ndan kufirin më të gjatë me Rusinë, Finlanda është imune ndaj dezinformimit
Kryeredaktorja e grupit KOHA, Brikenda Rexhepi, pas intervistës me kryesuesin e Shoqatës Finlandeze për Edukimin Medial, Lauri Palsa, ka thënë se Finlanda pavarësisht që ndan pjesën më të madh në vijë kufitare me Rusinë, ka arritur që ta ketë rezistencën më të lartë ndaj dezinformimit.
Rexhepi në emisioin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se Finlanda këtë e ka arritur duke investuar me vite e vite në edukimin medial.
Në intervistën me Palsën, Rexhepi ndau tri pika të cilat u shpreh se i konsideron shumë të rëndësishme për shtetin e Kosovës, njëra ndër to që edukimi medial të mos trajtohet potencialisht si një lëndë shkollore apo zgjedhore, por si vendim që duhet të preket nga institucionet më të larta shtetërore.
“I kam tri pika që mendoj se janë shumë të rëndësishme t’i shënojmë ne si shtet i Kosovës; njëra është që edukimi medial nuk është lëndë shkollore, ne gjatë tërë kohës kur kemi folur për edukimin medial kemi thënë ta bëjmë një lëndë shkollore dhe ka qenë një pilot projekt që thoshin që le të jetë lëndë zgjedhore dhe ta mësojmë edukimin medial – nuk është lëndë zgjedhore e as shkollore, është vendim strategjik i cili duhet të merret nga nivelet më të larta shtetërore. Kur thua se është vendim strategjik, nënkupton që nuk është lëndë shkollore por duhet ta krijosh në mendësi të tillë te qytetarët që të dijnë të identifikojnë lajmet, të dijnë pika e dytë se çka është gazetaria etike”, ka thënë Rexhepi.
Sipas Rexhepit, këto mesazhe ndonëse janë mjaft të thjeshta e logjike, nuk kanë arritur asnjëherë të kuptohen as nga qytetarët e as nga institucionet.