Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Robelli për çështjen e presidentit: Partitë politike të paafta, tallje me qytetarët

Gazetari e publicisti Enver Robelli

Gazetari e publicisti Enver Robelli ka thënë se partitë politike janë duke u tallur me qytetarët, me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kur ka mbetur edhe një javë kohë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, partitë kanë qëndruar të heshtura pavarësisht takimeve të liderëve. Ato nuk kanë përmendur ndonjë emër e as marrëveshje dhe sipas Robellit, populli është në terr nga lojërat e partive politike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Se çfarë presidenti apo presidente do Kosova, fillimisht duhet të përgjigjen partitë politike. Për fat të keq po shohim që posti i presidentit qe një kohë të gjatë po shndërrohet më shumë në një pjesë të kalkulimeve elektorale të partive politike. Nëse thuhet se është post i rëndësishëm duhet të ketë edhe qasje serioze ndaj kësaj pune. Nëse është post kaq i rëndësishëm, ka mbetur më pak se një javë dhe populli i Kosovës nuk e di kush është kandidat. Nuk di asgjë për profilin e kandidatit apo kandidates. Jemi absolutisht në terr. Dhe nuk është hera e parë. E ë këtë terr shohim njerëz që marrin guxim e shpallin kandidatura kokë më vete siç ndodhi sot (Arsim Bajrami). Kosova i ka 1.6 milion banorë dhe potencialisht jemi 1.6 milion kandidatë sepse partitë politike janë të paafta t’i përgjigjen detyrës së tyre sepse ne nuk mund të zhvillojmë zgjedhje dhe pastaj prapë të shkojmë në zgjedhje sepse partitë politike duan ta përdorin postin e presidentit për lojëra të bixhozit politik mes vete”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

Robelli ka thënë se përderisa kandidatët për kryetarë komunash a për kryeministër dalin në debate dhe shpjegojnë programet para opinionit, për president ka terr të plotë.

“Ku janë kandidatët për president? Ku është përgjegjësia e partive? Ku janë kriteret dhe pse nuk po vlejnë ato? Janë sërë çështjesh që s’mund t’i kuptoj më”, ka shtuar ai.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi 13 shkurt

Konfront: Loja politike me presidentin/en