Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritet numri i rasteve me kancer të gjirit krahasuar me vitin e kaluar

Trajtimi i kancerit në QKUK

Foto: Ilustrim

Numri i rasteve me kancer të gjirit të trajtuara në Klinikën e Kirurgjisë Torakale ka shënuar rritje këtë vit, me 73 operime krahasuar me 55 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas drejtorit Nazmi Kolgeci, kanceri i gjirit mbetet një nga sëmundjet më të shpeshta që trajtohen në këtë klinikë dhe trendi është në rritje krahasuar me vitin paraprak.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si gjithëherë, numri i sëmundjeve më të shpeshta që ne i trajtojmë janë sëmundjet e kancerit të gjirit, që faktikisht është një sëmundje që në kohët e fundit quhet si sëmundja e shekullit. Dhe në qoftë se e bëjmë një krahasim me vitin e kaluar me këtë vit, numri është më i madh këtë vit. Domethënë për periudhën e ngjashme vitin e kaluar kemi pas 55 raste që i kemi kaluar me kancer të gjirit dhe që i kemi operuar  ndërsa këtë vit kemi me 73 raste. Domethënë është diku rreth 15 raste më shumë sesa vitin e kaluar”, tha ai.

Ai thekson se në klinikë po aplikohen metoda bashkëkohore trajtimi, përfshirë metodën “sentinel”, e cila nuk përdoret gjerësisht në rajon, por në Kosovë po zbatohet me sukses.

Sa i përket listave të pritjes, Kolgeci ka deklaruar se ato janë të shkurtra, rreth tre javë nga diagnostikimi deri te ndërhyrja, ndërsa pacientët me kancer trajtohen me prioritet.

“Lista e pritjes ekziston çdo kund në botë edhe ne e kemi një listë të pritjes, po lista e pritjes është jashtëzakonisht e vogël. Nga momenti që diagnostikohen deri në momentin kur realizohet intervenimi kirurgjik është rreth 3 javë, që është e mjaftueshme për pacientin që të përgatitet edhe me analizat e tjera të cilat janë të nevojshme, siç janë scintigrafia apo analizat e tjera që janë të domosdoshme për intervenim kirurgjik. Normalisht në këtë fazë këta pacientë përgatiten edhe nga ana e pulmologut, edhe nga ana e kardiologut sepse është e nevojshme që para intervenimit kirurgjik t’i kemi edhe konsultat e këtyre mjekëve. Më gjatë unë po ju them se në vendet e tjera, në shtetet e perëndimit ekziston lista, unë mendoj që është shumë më e gjatë sesa te ne”, tha ai.