Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se çmimi i naftës për sot (e mërkurë) do të jetë 1.63 euro për litër, ndërsa benzine 1.54 euro për litër.
Kjo do të thotë se nafta e benzina janë 1 cent më shtrenjtë se dje.
Ndërkohë, gazi ka çmim të njëjtë sikur dje – 0.75 euro për litër.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.