Teuta Rrusta nga Partia Socialdemokrate ka thënë se opozita ka bërë gabime që ka shkuar në takime të ftuara nga kryeministri Albin Kurti.
“Ajo çfarë s’po arrijnë me bë kurrë është me kuptu se nuk duhet të shkosh në takime të Kurtit, pasi në diskutimet që ai të fton janë të dizajnuara që ai me fitu. Nuk shkon në to, pasi nuk ke arrit të propozosh asgjë tënden. Tash ai çdo 1 orë bën hajgare, e i qet para situatave të palakmueshme. Është keq të shkojnë”, tha Rrusta në Speciale në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo