Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas publikimit të komenteve të presidentes Vjosa Osmani, dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ku ajo ka thënë se edhe akterë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, kanë thënë publikisht se 5 marsi ka qenë data e fundit kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri.
Rrustemi ka thënë se deklarimet e tyre që presidenti të zgjidhet deri me 5 mars, “shprehin vetëm përkushtimin tonë që ta zgjedhim Presidentin sa më parë dhe pa humbur kohë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij zgjedhja e presidnetit deri më 5 mars nuk nënkupton që Kuvendi duhet të pushojë përpjekjet për ta zgjedhur presidentin brenda afatit 60 ditor nga dita e nisjes së procedurës.
“Padyshim se do të ishte mirë dhe ka qenë pritje legjitime që Presidenti të zgjidhej deri më 5 mars, por kjo nuk nënkupton në asnjë mënyrë që Kuvendi duhet të pushojë përpjekjet për ta zgjedhur presidentin brenda afatit 60 ditor nga dita e nisjes së procedurës. Aq më tepër kjo nuk do të thotë të shpërndahet Kuvendi arbitrarisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.
Osmani më 6 mars nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Sipas saj, 5 marsi ishte data e fundit për zgjedhjen e një presidenti të ri. Kjo datë përkonte me afatin 30 ditësh që përmendet në nenin 86 të Kushtetutës së Kosovës se “zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”. E dekreti u kundërshtua nga Qeveria dhe Vetëvendosje. Ata theksonin se neni 82 specifikon se Kuvendi mund të shpërndahet “nëse brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet presidenti i Republikës”. E më 5 mars në mbrëmje, Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e ri në mungesë kuorumi. Nuk pati as votim fare. Sipas VV-së, atë ditë ka nisur të rrjedhë afati 60 ditësh.
Kushtetuesja ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të Osmanit.