Arbëri

Rubin: Hill nuk ishte miqësor ndaj Thaçit, e dija që do fliste negativisht për të

Rubin Hill Thaci Allbright

Foto-ilustrim: KOHA

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin, tregoi në Hagë se diplomati amerikan, Christopher Hill nuk ka qenë shumë miqësor me Hashim Thaçin dhe kështu që ai ishte dërguar vetë që të mos shkonte diçka gabim.

“Unë e di që Chris Hill nuk ishte shumë miqësor ndaj zotit Thaçi. E dija që Chris Hill do të jepte disa shpjegime negative për sjelljen e tij dhe do të bënte komente pezhorative-negative për zotin Thaçi te gazetarët, amerikanët dhe mund t’i bënte këto komente edhe për senatorin Dolle”, tha Rubin, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Rubin këtë e tha pasi i është treguar një deklaratë për shtyp e 6 marsit 1999, që ka lidhje me një konferencë ku ka qenë i pranishëm Christopher Hill.

Sipas kësaj, Hill dhe senatori Dolle kanë shkuar një ditë më përpara në Shkup për të qenë pjesë e delegacionit për t’i bindur palët që ta nënshkruanin marrëveshjen.

Sipas një teksti që iu prezantua dëshmitarit, Madeleine Albright në këtë takim e kishte dërguar Rubinit për të mos ndodhur gabime. Më pas ishte obliguar që bashkë me Thaçin të dërgohej në Paris që të sigurohej që të nënshkruante për shkak se kishte shqetësime.

Lexo përditësimet tjera
James Rubin dhe Hashim Thaçi

Dita e dytë e dëshmisë së James Rubinit në rastin Thaçi dhe të tjerët