E gjatë ditës lideri opozitar në Shqipëri, Sali Berisha, megjithëse ka përkrahur protestat në ditët e fundit, ka dalë kundër një kërkesë të tyre. Sipas tij, çdo zgjidhje për vendin duhet të kalojë përmes Kuvendit.
Yllnora Elshani - Arifaj
Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, asaj Demokratike, Sali Berisha, ka dalë kundër njërës prej kërkesave të protestuesve që tash e një muaj gati janë revoltuar ndaj Qeverisë Rama.
Në një konferencë të mërkurën, Berisha ka thënë se kërkesa e protestuesve për një qeveri sipas tij, jokushtetuese, është e papranueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një qeveri jashtë Kushtetutës nuk bëhet fjalë. Unë s’dal jashtë ligjit etj etj”, ka theksuar Berisha.
Dy ditë më parë, protestuesit shpallën 5 kërkesa që duhet plotësuar për t’i dhënë fund revoltës.
Mes tyre janë edhe dorëheqja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike transitore.
Berisha i është referuar kërkesës së tretë të protestuesve, ku kërkohet që të ketë ndryshime kushtetuese dhe ato të miratohen me referendum.
Kërkesat nuk janë pranuar as nga kryeministri Edi Rama, që në disa postime e intervista ka sharë, sulmuar e etiketuar protestuesit.
Lideri opozitar në Shqipëri ka thënë se Rama e ka shndërruar vendin në sulltanat.
‘’Edi Rama e trajton Shqipërinë si një sulltanat të tij. Si një pronë private, dhe regjimin e tij si një regjim kolonial ndaj shqiptarëve’’, ka deklaruar Berisha.
Të mërkurën është mbajtur protesta e 25-të me radhë në sheshet e Tiranës.
Revolta nisi kundër investimeve të huaja në Zvërnec, e më pas zemërimi qytetar u rrit edhe për çështje tjera.
Gjatë tubimeve, pos ndaj Ramës, pakënaqësi është shprehur edhe ndaj Berishës.
Parulla “Rama n’burg, Berisha n’burg” ka dominuar në çdo protestë.