Eksperti i arsimit, Jonuz Salihu, ka ngritur shqetësimin për nivelin e ulët të aftësive digjitale të mësimdhënësve në shkollat e Kosovës, duke theksuar se kjo po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit.
“Në shkolla tona ke mësimdhënës që s’dinë me hap kompjuterin, e lëre më të bëjnë një tabelë në Word apo Excel. Nuk dinë”, u shpreh Salihu në KTV.
Ai shtoi se ndërkohë nxënësit po i drejtohen mjeteve të inteligjencës artificiale, si ChatGPT, për të zgjidhur detyrat e tyre, gjë që sipas tij është problematike.
“Ky fëmija menjëherë ka me iu qas ChatGPT-së e me ta zgjidh një detyrë matematikore. Mirëpo qëllimi i detyrave nuk është me i bo përmes ChatGPT-së, por me i bë vetë. Kjo është e rrezikshme sepse nuk e angazhon trurin”, deklaroi ai.
Sipas Salihut, qëllimi i procesit mësimor është që nxënësit të zhvillojnë shkathtësitë dhe aftësitë e tyre për jetën, e jo të marrin zgjidhje të gatshme nga teknologjia.