Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shënohet Dita e të zhdukurve, Kurti bën thirrje për trysni ndërkombëtare mbi Serbinë

Albin Kurti

Foto: Driton Paçarada

Në shënimin e Ditës kombëtare të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë, të hënën janë bërë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur pranë Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve ka kërkuar angazhim më të madh ndërkombëtar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka theksuar se pas më shumë se dy dekadash, edhe 1565 vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa institucionet e vendit, sipas tij, janë të angazhuara maksimalisht për zbardhjen e fatit të tyre.

“Ne u bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar që të zbardhë të vërtetën për të zhdukurit tanë meqenëse ata e mbajnë përgjegjësinë dhe ata e dinë të vërtetën. Janë edhe 11 varreza masive përveç atyre 5 që tashmë janë zbuluar e për të cilët Serbia nuk jep informacion, sepse është komunikuar nga vetë ata publikisht se janë 16 varreza masive gjithsej, e vetëm në njërën prej tyre që është zbuluar në Batajnicë i kemi 744 të pagjetur të zhvarrosur atje, ndërkaq gjithsej deri më tani janë rreh 1 mijë shqiptarë që janë zbuluar në varrezat masive në Serbi”, ka deklaruar Kurti 

Ai ka theksuar se përgjegjësia për zbardhjen e së vërtetës qëndron te Serbia, ndërsa ka kërkuar presion më të madh nga faktori ndërkombëtar.

“Atje ku është përgjegjësia atje është edhe e vërteta  mirëpo ne nuk kemi juridiksion mbi Serbinë, faktori ndërkombëtar evropian dhe amerikan duhet t’i bëjnë më shumë trysni Serbisë ashtu që të zbardhet e vërteta dhe përgjegjësit të dalin para gjyqit”, ka deklaruar ai.