Nga ky burim furnizohen me ujë mbi tre mijë banorë të fshatit Dubravë të Kaçanikut.
Por gjendja e tij higjienike, sipas banorëve, nuk është aspak e mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFshatarët ankohen se çdo herë kur ka të reshura, uji që e përdorin për pije u vjen me baltë.
Fajin për këtë, ata ia lënë edhe ujit të përroit të fshatit, nga i cili thonë se furnizohen përmes një gypi, kur bie niveli i burimit, raporton KTV.
Tutje, banorët tregojnë se përderisa burimi nuk është i mbuluar sa duhet, aty gjejnë gjallesa të ndryshme.
Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, thotë se ky burim është ndërtuar nga vetë banorët.
Ai bën të ditur se së shpejti do të lëshojnë në funksion pusin e ri, nga i cili do të furnizohen me ujë Dubrava dhe disa fshatra të tjerë.
Por, objekti i ndërtuar së fundmi për përpunimin e ujit është pothuajse i shkatërruar.
Disa dyer të demoluara e disa të vjedhura, e bëjnë këtë objekt të qasshëm ndaj ndotjes dhe kafshëve të ndryshme.
Sipas kryetarit Ilazi, ky objekt është dëmtuar dy herë nga qytetarët.