Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë në Shqipëri, Ilir Proda

Ilir Proda

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti në Shqipëri, Ilir Proda është shkarkuar. Mediat në Shqipëri raportojnë se shkarkimi i tij erdhi pasi nuk u garantua siguria e qytetarëve gjatë të shtunës në mbrëmje kur protestat e organizuara nga opozita u shoqëruan me shumë sulme e dëme.

Raportohet po ashtu se është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në protestën e mbrëmshme u dogj ish-residenca e diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës. Sulmi ndodhi gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës, ku pati goditje me mjete ndezëse ndaj objektit, duke shkaktuar dëme materiale.

Për ngjarjen e mbrëmshme kanë reaguar edhe Ambasada e Francës në Tiranë dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të cilët i dënuan veprimet e protestuesve. Ish-residenca që nga viti 2025 funksionon si rezidencë për artistë ndërkombëtarë.

Sipas policisë atje, në ambientet e vilës ndodheshin të paktën 12 artistë të huaj, të cilët u rrezikuan nga aktet e dhunës.

E djegia e fasadës së ish-residencës së Enver Hoxhës, duket se i ka kushtuar me karrierë Ilir Prodës. Siç raportojnë mediat në Shqipëri, në vend të tij është emëruar Sokol Bizhga. /TCH