Autori i ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, Shkëlzen Gashi, ka fajësuar shtetin për mungesë të një liste të të gjithë të vrarëve në luftën e fundit, teksa ka përsëritur se të dhënat që i ka publikuar në ekspozitë janë marrë nga një listë e organizatës joqeveritare “Humanitarian Law Center (HLC)”, e udhëhequr nga Natasha Kandiq.
Të premten, ekspozita e organizuar nga “Admovere” dhe “Integra”, e bazuar në librin e Shkëlzen Gashit për “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, ka nxitur reagime për pasaktësi, sidomos për klasifikimin si të armatosur për një pjesë të të vrarëve nëpër masakra. Kjo ka ndodhur në shumicën e tabelave që paraqesin të dhëna për masakrat. Organizatorët thonë se janë mbështetur në burime ndërkombëtare, ndërsa Kuvendi që ka mbështetur financiarisht ekspozitën ka thënë se nuk e verifikon, por ka kërkuar korrigjim të gabimeve. E Komuna e Prishtinës në mbrëmje njoftoi për pezullim të lejes për ekspozitën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspozita është bazuar në librin e Shkelzen Gashit, “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, libër i cili është promovuar në disa vende të botës. Në parathënien e librit, Gashi ka shkruar se për të përpiluar tekstet ka marrë për bazë raportet e organizatave prestigjioze për të drejtat e njeriut, si Amnesty International (AI), Humanitarian Law Center (HLC), Human Rights Watch (HRW), International Crisis Group (ICH), Orgnization for Security and Cooperation in Europe (OSCE), e më rrallë edhe ndonjë tjetër.
Tani në një shkrim në Facebook, pasi Komuna e Prishtinës pezulloi lejen për ekspozitën, Gashi ka akuzuar shtetin për mungesën e listës zyrtare. Ai nuk ka komentuar çështjen se përse ka shpërndarë të dhëna të pasakta.
“Për fat të keq, gati tri dekada pas përfundimit të luftës, Kosova nuk e ka një listë të të gjithë të vrarëve në luftën e fundit në Kosovë 1998-1999. Lista e vetme që kemi deri më tani është lista e hartuar nga organizata joqeveritare Humanitarian Law Center (HLC), e udhëhequr nga Nataša Kandić, të cilën Kryetari i Komunës së Prishtinës ia ka dhënë çelësin e Prishtinës. Ne e kemi cituar këtë listë të Nataša Kandić-it sepse nuk kemi listë tjetër të të gjithë të vrarëve gjatë luftës në Kosovë. Sipas kësaj liste në Burgun e Dubravës janë vra gjithsej 106 veta. Prej tyre, 58 figurojnë civilë e 48 figurojnë persona të armatosur. Si është e mundur që në Burg të Dubravës 48 prej civilëve të vrarë të figurojnë si pjesëtarë të armatosur? Pse janë regjistruar këta si persona të armatosur? Persona të armatosur në burg? Për më keq, kjo mospërputhje nuk është e vetmja. Njëjtë ka ndodhur edhe në Masakrën e Mejës, ku numri i të vrarëve është 376 veta, por në listën e HLC-së figurojnë 349 civilë të vrarë, kurse 27 të vrarë figurojnë si të armatosur. Dihet botërisht që në Reçak forcat policore e ushtarake sërbe jugosllave kanë vrarë 45 civilë të pafajshëm shqiptarë, por në listën e të vrarëve të HLC-së së Nataša Kandić-it janë regjistruar 37 civilë shqiptarë e 8 janë regjistruar të armatosur. Mospërputhje të ngjashme vërehen edhe në masakra tjera: Kotlinë, Kaçanik, e të tjera”, ka shkruar Gashi.
Gashi tutje ka thënë se organizatat publikuese s’kanë obligim të verifikojnë statusin e secilës viktimë.
“Theksojmë se verifikimi i njëpërnjëshëm i statusit të secilës viktimë dhe i numrit të saktë të civilëve të vrarë nuk ka qenë dhe nuk është përgjegjësi e organizatave tona. Këto të dhëna janë marrë nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Humanitarian Law Center, i cili i ka mbledhur ato përmes hulumtimeve në terren. Për rrjedhojë, u takon institucioneve të Kosovës që të hartojnë një listë zyrtare, të saktë dhe gjithëpërfshirëse të viktimave të luftës. ADMOVERE dhe INTEGRA njoftojnë opinionin publik se ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999” është realizuar dhe vendosur në hapësirën publike me leje nga Komuna e Prishtinës, e cila ka të drejtë ta revokojë atë. Megjithatë, përgjegjësia për mungesën e një liste zyrtare dhe të saktë të viktimave të luftës në Kosovë u takon institucioneve të Kosovës, të cilat do të duhej prej kohësh të kishin përditësuar këtë listë të vetme ekzistuese, të hartuar nga organizata e Nataša Kandić-it dhe të kishin hartuar një listë zyrtare shtetërore”, ka shtuar ai.
Megjithatë, Gashi në libër ishte nënshkruar edhe si hulumtues. Për pasaktësitë në libër, në Shtojcën për kulturë të KOHës Ditore, qysh në maj të vitit të kaluar ishte botuar ky artikull:
Gashi po ashtu ka thënë se as donatorët nuk kanë pasur rol në përmbajtjen e ekspozitës.
Libri “Masakrat në Kosovë 1998-1999” është botuar në hiç më pak se 2000 kopje.