Arbëri

Shkolla “Ali Sokoli” në Prishtinë i bashkohet grevës

Mësimdhënësit

Shkolla e mesme e mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, i është bashkuar grevës së mësimdhënësve duke nisur nga e premtja.

Luljeta Shala, përfaqësuese e sindikalistëve të shkollës, ka thënë për KOHËN se më 1 shtator nuk kanë mbajtur mësim por vetëm i kanë dorëzuar listat e orareve dhe janë njoftuar me nxënësit.

Ajo e ka mohuar ndonjë ndikim apo presion për bashkim në grevë.

“Nuk ka ndonjë lloj ndikimi apo presioni, mirëpo edhe dje nuk kemi zhvilluar mësim vetëm se i kemi dorëzuar listat e orareve dhe kemi bë një njoftim fillestar nxënës-kujdestarë. Kjo ka qenë arsyeja”, ka thënë Shala.

Në pyetjen se dje drejtori i kësaj shkolle, Flamur Bujupi, ka thënë se mësimdhënësit me vullnetin e tyre kanë vendosur të mbajnë mësim, Shala ka thënë se duke e parë situatën kanë vendosur t’i bashkëngjiten kolegëve grevistë.

“Ne kemi qenë të atij vendimi, por duke e pa situatën ju kemi bashkëngjit kolegëve të tjerë se e shprehim të njëjtën mendim”, është shprehur ajo.

Greva e përgjithshme e shpallur nga BSPK-ja nga 25 gushti është duke u mbajtur në shumicën e shkollave të Kosovës.