Sibel Halimi ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një reagimi publik drejtuar qytetarëve dhe votuesve të Lidhja Demokratike e Kosovës, Halimi tha se vendimin për të mos kandiduar e ka marrë duke vlerësuar se angazhimi politik nuk merr kuptim nga kandidimi personal, por nga besnikëria ndaj ideve dhe përgjegjësisë ndaj vizionit që, sipas saj, i duhet Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo theksoi se do të vazhdojë angazhimin e saj brenda strukturave qendrore të LDK-së me të njëjtin përkushtim, duke shprehur mbështetje të fuqishme për kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku.
Sipas Halimit, Abdixhiku përfaqëson mundësinë për një nivel tjetër të politikëbërjes në Kosovë dhe një kulturë politike qytetare e moderne, larg populizmit dhe mashtrimit që, siç u shpreh ajo, për vite kanë dëmtuar shtetin dhe debatin publik.
Ajo deklaroi se që nga dita e parë e angazhimit të saj në LDK ka besuar në një drejtim liberal-demokratik për Kosovën, ku politika ndërtohet mbi ide, përgjegjësi dhe vlera afatgjata, e jo mbi “zhurmën e momentit”.
“Këtë vendim e kam marrë sepse besoj se angazhimi politik nuk e merr kuptimin nga një kandidim personal, por nga besnikëria ndaj idesë që përfaqëson dhe përgjegjësisë ndaj vizionit që i duhet Kosovës sot. Angazhimi im në LDK do të mbetet i njëjti. Do të vazhdoj të jem pjesë e strukturave qendrore të partisë dhe të kontribuoj me të njëjtin përkushtim, sepse besoj se Lumir Abdixhiku përfaqëson mundësinë për një nivel tjetër të politikëbërjes në Kosovë, një kulturë politike qytetare, moderne dhe larg populizmit e mashtrimit që për vite e kanë rrezikuar shtetin tonë dhe e kanë helmuar debatin publik”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook. “Që nga dita e parë e angazhimit tim në LDK, kam besuar se Kosova ka nevojë për një drejtim liberal-demokratik, ku politika ndërtohet mbi ide, përgjegjësi dhe vlera që i rezistojnë kohës, e jo mbi zhurmën e momentit”.
Ajo shtoi se sot më shumë se kurrë beson në nevojën për një LDK që rikthen stabilitetin institucional dhe për një kryeministër “të një kalibri tjetër”, duke iu referuar Abdixhikut.
Në fund të reagimit, Halimi tha se do të vazhdojë të angazhohet që ideja e Lidhja Demokratike e Kosovës të triumfojë ndaj, siç e quajti ajo, politikës populiste që e ka lënë vendin pa vizion dhe pa rrugëdalje.