Është shtyrë për 9 tetor seanca ndaj Sllavko Simiqit, nënkryetar i Listës Serbe dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës.
Simiq po përballet me aktakuzë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”./rtklive


Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës sot mbahet seanca gjyqësore në rastin ku nënkryetari i Listës Serbe, Slvako Simiq, njëherësh deputet i Kuvendit të Koosvës, akuzohet për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq më 16 qershor të vitit 2023.
Ai akuzohet se i nxiti protestuesit që t’i sulmonin gazetarët shqiptarë, që po raportonin për protestat në veri.
Sulmi ka ndodhur gjatë kundërshtimit të vizitës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, në objektin e Komunës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, më 16 qershor 2023, gjatë protestës kundër vizitës së ministrit Krasniqi, Simiq i ka dhënë urdhër turmës që t’i sulmojë mediat dhe më pas ekipet e mediave janë sulmuar me shok-bomba, grushte, shqelma e mjete të forta.
Ai akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
Krahas tij, i akuzuar është edhe Urosh Vukashinoviqi, të cilin Prokuroria e ngarkon edhe me akuzën për sulm.
Deputeti Simiq aktualisht e ka edhe statusin e të dyshuarit për veprime antikushtetuese.
Prokuroria Speciale para disa javësh e ka konfirmuar për KOHËN se krahas deputetëve Zlatan Elek e Igor Simiq, ai është intervistuar për rastin e barrikadave të vëna në veri në 2022-tën. Simiq dyshohet për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkim për veprimtari kundërkushtetuese.
Sipas statistikave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, janë mbi 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve që kanë ndodhur për tri javë gjatë protestave të serbëve në 2023-tën.
Për to vetëm një person është dënuar. Në shkurt të 2025-tës, Gjykata Themelore në Mitrovicë e dënoi me 12 mijë euro gjobë Dalibor Spasiqin, i cili e pranoi fajësinë për sulm ndaj gazetarit Burim Zariqi.