Arbëri

Sorensen nesër në Kosovë

Peter Sorensen

Peter Sorensen duke hyrë në objektin e Qeverisë / Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të qëndrojë të mërkurën në Kosovë. 

Zyra e Presidentes ka njoftuar se Sorensen do ta takojë presidenten Vjosa Osmanin në orën 10:00.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin e BE-së për Dialog, Peter Sørensen”, thotë njoftimi.

Sorensen vjen në Kosovë derisa shteti është në pritje të krijimit të institucioneve të reja pas muajsh bllokade.

Përderisa 2025-ta ishte vit zgjedhor në Kosovë, 2026-a do të jetë i tillë në Serbi. Për këtë shkak, por edhe për arsye se vetë BE-ja nuk e merr më seriozisht Marrëveshjen e Brukselit, as në vitin 2026 nuk pritet ndonjë progres domethënës.