Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

•E mërkurë, 11 shkurt: Mbrojtja e Hashim Thaçit shpalos fjalën përfundimtare, nis paraqitja e Kadri Veselit

•E enjte, 12 shkurt: Përmbyllet fjala përfundimtare e Kadri Veselit dhe nis ajo e Rexhep Selimit

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

•E premte, 13 shkurt: Mbrojtja e Selimit përmbyll fjalën e saj dhe fillon mbrojtja e Jakup Krasniqit

•E hënë, 16 shkurt: Krasniqi përmbyll fjalën përfundimtare dhe anëtarët e trupit gjykues mund të parashtrojnë pyetje

•E mërkurë, 18 shkurt: ZPS-ja u përgjigjet ekipeve mbrojtëse dhe anasjelltas si dhe deklarohen edhe të pandehurit  

Të hënën në fjalën përfundimtare ZPS-ja ka kërkuar 180 vjet burgim për ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi . Në paraqitjen e fjalës përfundimtare prokurorët thanë se anëtarët e shtabit vendosnin t’i lironin kur të donin të ndaluarit.

Gjatë fjalës përfundimtare prokurorët u bazuan në komunikata të ndryshme të UÇK-së, sidomos ato që u drejtoheshin bashkëpunëtorëve të Serbisë, institucionalistëve dhe pacifistëve.

LIVE:


Mishetiq: ZPS kërkoi burgim të përjetshëm për Thaçin

1 muaj më parë / 11 shk 2026 16:40
James Rubin Thaci ramboulliet gjykata speciale

Foto-ilustrim: KOHA

Avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, në fund të deklaratave përmbyllëse, tha se kërkesa e ZPS-së që ai dhe tre të akuzuarit e tjerë të dënohen me nga 45 vjet burgim, në mënyrë efektive nënkupton burgim të përjetshëm.

“Ky është një parashtrim i pabesueshëm nga një zyrë që e di që Dhomat dhe ZPS nuk do të ekzistonin po të mos ishte për të akuzuarin. Ky është një parashtrim i pabesueshëm”, tha Mishetiq.

Ai tha se kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim, që në total nënkupton 180 vjet burgim për katër të akuzuarit, “nuk bazohet në praktikat e kaluara as në realitetin e kësaj çështjeje”.

“ZPS nuk ka vërtetuar akuzat kundër Thaçit dhe ai duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet dhe të kthehet pranë familjes së tij dhe në vendin e tij. Është e çuditshme që të bëjmë parashtrime për dënimin dhe mbrojtja mban qëndrimin e saj se rezultati i vetëm është lirimi dhe shpallja e pafajshëm i Thaçit”, tha Mishetiq./ REL

Mbrojtja për komentet e ZPS-së për ndërkombëtarët: Mungesë respekti

Pierre Richard Prosper, avokat i Hashim Thaçit, ka thënë se komentet e Prokurorisë për dëshmitarët ndërkombëtarë të mbrojtjes, janë arrogancë dhe tregojnë mungesë respekti. Ai kritikoi ZPS-në për mënyrën se si i ka trajtuar dëshmitë e shtatë dëshmitarëve ndërkombëtarë të mbrojtjes.

Ai tha se Prokuroria pretendoi se shtatë dëshmitarët nuk kishin njohuri të thella për UÇK-në, nuk kishin lexuar rregulloret e as komunikatat e saj dhe nuk ia njihnin strukturën.

“Këto komente tregojnë arrogancë, mungesë respekti që ka qenë e pranishme qysh në fillim të këtij procesi”, tha Prosper, transmetoi REL. 

“Duhet të kujtojmë rëndësinë e dëshmitarëve. Duhet të respektoni rolin që kanë pasur, shtetet që përfaqësojnë”, shtoi Prosper, duke theksuar se ata nuk dolën para gjykatores si persona privatë, por në kohën e luftës kishin pasur role të rëndësishme dhe përfaqësonin SHBA-në, NATO-n e OKB-në.

Në mesin e dëshmitarëve të mbrojtjes së Thaçit që u paraqitën në Hagë ishin kryesisht zyrtarë të lartë perëndimorë. Aty u përfshin ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjenerali amerikan në pension, Welsley Clark, dhe diplomati amerikan në pension, Christopher Hill.

Prosper foli për secilin nga dëshmitarët ndërkombëtarë duke treguar rolin e tyre dhe peshën që kishin. Ai trajtoi edhe një deklaratë të bërë nga Prokuroria, që tha se Thaçi kishte gënjyer James Rubinin dhe Wesley Clarkun.

“Në thelb ai tha se ndërkombëtarët Rubin, Clark, u mashtruan prej një 29-vjeçari siç ishte Thaçi. Vërtetë e besoni këtë? Ky person u hodhi hi syve këtyre personave kaq të nderuar. Sigurisht që jo”, tha Prosper.

Sipas tij, dëshmitarët “erdhën dhe thanë se nuk ka pasur komandë dhe kontroll efektive të UÇK-së, strukturë politike, Thaçi nuk ishte përgjegjës dhe konflikti i armatosur përfundoi në qershor 1999. ZPS nuk do që ju të fokusoheni këtu, madje nuk i thirrën këta dëshmitarë që përmenden në të gjitha provat. Por, ZPS-ja vjen këtu sot dhe merret me prova shkresore, përpiqet të shtrembërojë faktet", transmetoi REL. 

Tavakoli: Të pabaza pretendimet e ZPS-së se Thaçi emëronte kryetarë të komunave

1 muaj më parë / 11 shk 2026 15:00 Nga: Ardit Kika
Nina Tavakoli

Avokatja Nina Tavakoli ka thënë se pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar se Hashim Thaçi kishte emëruar kryetarë komunash janë të pabazuara dhe nuk ka fare prova për këtë. 

“Thjesht fjalë që qarkullonin, të individëve që thoshin që ishin të emëruar prej Thaçit. Megjithatë, edhe nëse argumenti i ZPS-së ju bind ju, nuk di se ku do të dalë ZPS-ja me të, sepse këto emërime nuk është se ishin vepra ose aspekte penale. Pavarësisht kësaj, për aq sa kishte përpjekje nga Qeveria e Përkohshme për të krijuar njëfarë qeverie përmes hartimit ose miratimit të legjislacionit apo qoftë kjo përmes emërimit të politikanëve lokalë ose kombëtarë, gjithsesi kjo është një mundësi e arsyeshme për të krijuar një lloj administrate civile pas kolapsit total të shërbimeve bazike, kur u larguan serbët dhe nuk është fare asnjë lloj përpjekje për të pasur kontroll mbi vendin”, tha Tavakoli.

Ajo tha se fakti që Thaçi u kishte thënë gazetarëve në fund të qershorit të vitit 1999 se Qeveria e Përkohshme kishte arritur një shtrirje horizontale dhe vertikale të Qeverisë në të gjitha komunat, në vetvete nuk e bën atë të vërtetë. 

“Në fakt vetë kjo gjykatë ka dëgjuar dëshmi të dëshmitarëve ndërkombëtarë të besueshëm që kanë qenë në terren atëkohë e që kanë thënë që Qeveria e Përkohshme asnjëherë nuk ka qenë krejtësisht funksionale. Kështu që çdo përpjekje për të pretenduar dhe për ta bërë këtë Qeveri të tillë nuk mbetet reale, por vetëm aspiratë”, tha Tavakoli. 
 

Mishetiq thotë se s’ka fakte që Thaçi dinte për krimet në Jabllanicë, përmend edhe Haradinajn

1 muaj më parë / 11 shk 2026 14:47
Luka Mishetiq

Mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, tha se nuk ka asnjë fakt ku thuhet se klienti i tij dinte për krimet në Jablanicë.

Por, Mishetiqi thotë se ndërkohë që Ramush Haradinaj ishte komandant i Zonës në atë pjesë ku pretendohet se kanë ndodhur këto krime, s’ka ndonjë akuzë për anëtarësimin e tij në Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale (NPK) të pretenduar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë pretendim ku thuhet se Thaçi dinte për krimet në Jabllanicë ndërkohë që Haradinaj ishte pjesë e Zonës ku pretendohet se kanë ndodhur këto krime por ndërkohë nuk kemi asnjë akuzë për anëtarësim të tij në Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale”, tha Mishetiq.

Përveç kësaj, Mishetiq tha Prokuroria nuk ka provuar asnjë prej elementeve të përgjegjësisë komanduese që mund ta bënte Thaçin përgjegjës.

“ZPS-ja nuk ka provuar asnjë prej elementeve të përgjegjësisë komanduese që do ta bënte Thaçin përgjegjës”, deklaroi avokati.

Përveç kësaj, Mishetiq tha se nuk ka prova që Selimi i ka raportuar Thaçit si ministër i Rendit Publik dhe as që Selimi ka qenë vartës i Thaçit gjatë kësaj kohe.

Ndryshe, pas këtyre parashtrimeve, me deklaratën pasuese përmbyllëse po vazhdon avokatja Nina Tavakoli.

Mishetiq: ZPS-ja s’ka dëshmi për urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm te Zonat Operative për të bërë krime

1 muaj më parë / 11 shk 2026 13:33
Luka Mishetiq

Luka Mishetiq

Avokati Luka Mishetiq ka thënë se Zyra e Prokurorit Special nuk ka dëshmi për urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm te Zonat Operative për të bërë krime.

Ai ka pyetur se nëse do të kishte plane të tilla, atëherë pse anëtarët e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale nuk ia kanë komunikuar planin Rrustem Mustafës personalisht apo përmes telefonit satelitor.

“Në këtë rast pse anëtarët e NPK-së nuk ia kanë komunikuar planin kriminal Remit personalisht ose përmes telefonit satelitor dhe pse duhej Remi të lexonte për politikat në komunikata, pse ishte e nevojshme kjo? Pse nuk merrte ai urdhra të drejtpërdrejta nga Shtabi i Përgjithshëm ose pse nuk e pyeste Shtabin e Përgjithshëm në qoftë se ai duhet të krijonte qendra ndalimi? Arsyeja pse ZPS-ja duhet të thotë se Shtabi i Përgjithshëm i ka komunikuar qëllimin e përbashkët kriminal përmes komunikatave ndaj Zonave, përfshirë këtu Zonës së Llapit, përveç kontaktit personalisht apo telefonave satelitorë është që ZPS-ja nuk ka prova për urdhra të drejtpërdrejta apo të komunikimit të drejtëpërdrejtë nga Shtabi i Përgjithshëm që kanë dhënë mesazhe të tilla”

Mishetiq: Selimi ka spekuluar se Thaçi ka pasur lidhje me komunikatën 59, s’duhet përdorur si provë

1 muaj më parë / 11 shk 2026 13:11
Luka Mishetiq

Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq

Avokati Luka Mishetiq tha se për klientin e tij, Hashim Thaçin, nuk ka pasur prova që e lidhin atë me komunikatat apo deklaratat publike të UÇK-së.

Megjithatë, ai tha se janë dy prova që e bëjnë një gjë të tillë e që njëra është një deklaratë e Rexhep Selimit për Prokurorinë lidhur me komunikatën 59, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“ZPS-ja arrin të citojë vetëm dy prova për të mbështetur pretendimin e tyre se Hashim Thaçi ka pasur rol në përgatitjen e komunikatave. E para; është një intervistë që ka dhënë Rexhep Selimi për ZPS-në ku ai pretendon se Hashim Thaçi ka pasur njëfarë lidhje me komunikatën 59. Pretendimet e Selimit nuk mund të merren parasysh për shumë arsye”, tha Mishetiq.

Madje, Mishetiq tha se për Prokurorinë, Selimi ka thënë që nuk ka pasur dijeni se kush i hartonte komunikatat e UÇK-së.

“Thjesht ka hamendësuar. Dhe mbi të gjitha pretendimet e tij për komunikatën 59 janë të pakonfirmuara dhe Thaçi nuk ka pasur asnjë mundësi që të kontestojë dëshminë e zotit Selimi kur janë bërë kundërpyetjet në lidhje me këtë”, tha ai.

Rrjedhimisht, Mishetiq tha se sipas rregullave, trupi gjykues nuk duhet ta përdorë këtë provë kundër Thaçit.

Në dosjen e tij përfundimtare, Selimi sipas Mishetiqit, ka pranuar se nuk ka pasur dijeni se kush i ka hartuar komunikatat dhe thjesht ka spekuluar në intervistën për ZPS-në.

Në komunikatën 59 të UÇK-së, Gani Geci akuzohej si “kolaboracionist” dhe i lidhur me vrasjen e Abedin Rexhës. Geci vazhdimisht ka bërë thirrje që përgjegjësit e komunikatës të zbulohen.

VIDEO:

Mishetiq: Nëse do të ekzistonte qëllimi për ndërmarrje të përbashkët kriminale, Zyrapi do ta dinte

1 muaj më parë / 11 shk 2026 13:01 Nga: Ardit Kika
mishetiq

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka folur lidhur me pretendimet e Prokurorisë për qëllimin e përbashkët kriminal të të akuzuarve në këtë rast gjyqësor.

Ai tha se në dëshminë e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të qëllimit kriminal siç pretendohet në aktakuzë.

“Në qoftë se të akuzuarit kanë pasur një synim të përbashkët kriminal për të kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit me qëllim që ta marrin pushtetin në Kosovë, Zyrapi do të kishte pasur dijeni për këtë çështje. Por, ai ka hedhur poshtë atë se ka ekzistuar një synim i tillë. ZPS-ja ju ka thënë që ai ishte një dëshmitar i besueshëm. Si mundet një gjykues i arsyeshëm i fakteve të arrijë në një përfundim tjetër të ndryshëm nga dëshmia e z. Zyrapi, i cili krijon dyshime të arsyeshme lidhur me argumentet e ZPS-së”, ka thënë ai.

Mishetiq ka pyetur se si mund të gjejë përputhje ZPS-ja midis qëndrimit të saj se drejtori të shumta në Shtabin e Përgjithshëm zbatonin qëllimin e përbashkët kriminal të përbashkët, ndërkohë që personi përgjegjës i këtyre drejtorive nuk pretendohet të ketë bërë një gjë të tillë dhe si ai mund të mos ketë qenë në dijeni të këtij qëllimi të kriminal përbashkët nëse këto drejtori ishin të varura nga ai.

Sipas Mishetiqit, ZPS-ja duke pranuar se Zyrapi nuk ishte anëtar i NPK-së në mënyrë të qartë pranon se vendimmarrja kolektive edhe në rastin e politikës ndaj bashkëpunëtorëve nuk e bën automatikisht çdo anëtar të shtabit të përgjithshëm si pjesë të NPK-së.

“Deri më tani, jurisprudenca e tribunaleve ndërkombëtare ka konkluduar se NATO-ja ka ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë më 99-ën në përgjigje të një NPK-je serbe e cila filloi jo më vonë se tetori i 98-ës. ZPS-ja ju kërkon juve të arrini në përfundimin bazuar në deduksione se UÇK-ja kishte  ndërmarrje të përbashkët kriminale muaj apo vite më parë dhe jo më vonë se marsi i 98-ës. Më vonë, TPNJ-ja ka arritur në përfundimin se udhëheqësi serb, presidenti Milan Milutinoviq nuk kishte përgjegjësi penale për ngjarjet në Kosovë më ‘98 e 99 për shkak se ai ishte një figurë politike që nuk ka pasur kontroll mbi forcat e RFJ-së dhe në këtë mënyrë nuk ka dhënë kontribut të ndjeshëm ndaj NPK-së. ZPS-ja po ju kërkon që të arrini në përfundimin se pavarësisht se presidenti serb, i një shteti të organizuar nuk ka pasur përgjegjësi masive për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit për shkak se nuk ka pasur kontroll efektiv, vetëm duke u bazuar në deduksion ju duhet të konkludoni që udhëheqësi politik i shqiptarëve të Kosovës, i UÇK-së, një grup i armatosur jo shtetëror i cili kishte ekzistuar vetëm për disa muaj ka pasur kontroll efektiv dhe bart përgjegjësi penale. Ky rezultat është shtrembërim i historisë dhe padrejtësi ligjore dhe historike”, ka thënë ai.

Mishetiq: Komunikatat s’kanë qenë nxitje e krimit, në të kundërtën ndërkombëtarët do ta dinin

1 muaj më parë / 11 shk 2026 12:21
Luka Mishetiq

Luka Mishetiq i cili përfaqëson Hashim Thaçin ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë lidhur me komunikatat e UÇK-së dhe me atë se ato kanë pasur mesazhe që kanë nxitur krimin.

Mishetiq ka thënë se kjo nuk qëndron sepse nëse do të ishte e kundërta, atëherë ndërkombëtarët do ta dinin dhe do e thoshin atë që dinin kur kanë ardhur që të dëshmojnë në këtë rast gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Komunikatat e UÇK-së nuk kanë qenë nxitëse të krimit sepse në të kundërtën dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë dhënë dëshmi në këtë çështje do ta kishin ditur këtë dhe do e kishin bërë me dije për ju”, tha ai.

Ai tha se Prokuroria ka dështuar që të japë prova që komunikatat kanë çuar në avancimin e politikës së ndërmarrjes së përbashkët kriminale.

Mbrojtja thotë se Prokuroria duhet të japë argumente të shkakut dhe pasojës se pse komunikatat pretendon që çuan në kryerjen e krimeve në aktakuzë.

Përveç kësaj, Mishetiq thotë se Prokuroria mbështetet në deklaratat e Rrustem Mustafës- Remit.

“ZPS-ja së pari mbështetet në provat e dhëna nga komandant Remi për të mbështetur pretendimet që komunikatat ishin shumë të rëndësishme për krimet e ngritura në aktakuzë. Siç thuhet nga ZPS-ja, Remi ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me Shtabin e Përgjithshëm”, tha ai duke shtuar se pse duhej të orientohej Remi përmes komunikatave.

Këto pretendime sipas mbrojtjes, Prokuroria i bën pasi s’ka prova të drejtpërdrejta që dëshmojnë komunikimet e Shtabit me komandantët e zonave lidhur me mesazhe të tilla.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka folur lidhur me pretendimet e Prokurorisë për qëllimin e përbashkët kriminal të të akuzuarve në këtë rast gjyqësor.

Ai tha në dëshminë e tij, se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi ka deklaruar që nuk ka qenë në dijeni të qëllimit kriminal siç pretendohet në aktakuzë. Ngjashëm, si Zyrapi, mbrojtja thotë se kanë deklaruar edhe ndërkombëtarët që kanë dëshmuar në këtë çështje gjyqësore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Por, Mishetiq ngrit pikëpyetje se si është e mundur që Zyrapi dhe ndërkombëtarët të mos kenë qenë në dijeni për këto gjëra, ndërkohë që pretendohet se personeli më i ulët i UÇK-së kanë marrë mesazhe kriminale sidomos përmes komunikatave.

“Nuk ka pikë vlere dhe nuk ka fare kuptim e aq më pak të përbëjë provë përtej dyshimit të arsyeshëm. Si është e mundur që ZPS-ja argumenton se si ndërkombëtarët dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk kishin informacion për qëllimin e përbashkët kriminal por në nivel më të ulët personeli i UÇK-së kishte mundësi që të merrte mesazhe kriminale”, tha ai.

Ai deklaroi se duhet të bëhet pyetje se si është e mundur që të fshihet diçka nga ndërkombëtarët, duke shtuar se nuk iu janë dashur 20 vjet atyre që të zbulojnë propagandën nxitëse në Ruandë, Bosnje e po ashtu edhe atë të Sllobodan Millosheviqit në Serbi.

Përpara kësaj, Mishetiq ka thënë se ka prova të mjaftueshme që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

“Argumentet e ZPS-së nuk e përbëjnë arsyetimin e vetëm të arsyeshëm të provave që është standardi që duhet arritur me qëllim që të rishkruani historinë e Kosovës në këtë rast dhe ta gjeni fajtor Thaçin. Ka prova të bazuara të mjaftueshëm që atë ta shpallni jofajtor për të gjitha pikat e aktakuzës”, tha ai.

Në prezantimin e tij edhe digjital, Mishetiq ritheksoi se deri më tani, jurisprudenca e gjykatave dhe tribunaleve ndërkombëtare ka përcaktuar se: NATO ndërhyri ushtarakisht në Kosovë në vitin 1999 si përgjigje ndaj një Ndërmarrjeje të Përbashkët Kriminale Serbe që kishte filluar jo më vonë se tetori 1998, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas mbrojtjes, Prokuroria kërkon që vetëm mbi bazën e inferencës, të konstatojnë se ishte UÇK-ja ajo që kishte planifikuar një “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale” disa muaj më herët, në mars 1998.

“ZPS-ja po u kërkon juve që pavarësisht se presidenti serb i një shteti të organizuar nuk ka pasur përgjegjësi penale për krimet masive të luftës dhe krimet kundër njerëzimit, për shkak se nuk ka pasur kontroll efektiv, duke u bazuar në këtë deduksion iu duhet të konkludoni që udhëheqësi politik i shqiptarëve të Kosovës dhe UÇK-së, një grup i armatosur joshtetëror që kishte ekzistuar vetëm prej disa muajsh, kishte kontroll efektiv dhe ishte penalisht përgjegjës. Ky rezultat do të jetë një padrejtësi ligjore dhe historike”, tha Mishetiq.

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në deklaratat e Prokurorisë

1 muaj më parë / 11 shk 2026 12:02
Luka Mishetiq

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka thënë se ka kontradikta themelore në deklaratat e Prokurorisë. 

“Nga njëra anë Prokuroria thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka pasur një sistem tërësisht funksionues të komandimit nga Shtabi i Përgjithshëm deri te zonat, mundësinë për të komunikuar mes Shtabit të Përgjithshëm dhe zonave, mundësinë për të lëshuar urdhra detyruese nga Shtabi i Përgjithshëm për anëtarët e zonave, si dhe mundësinë për të ushtruar disiplinë, për t’i dënuar nivelet më të ulëta në rast të moszbatimit të urdhrave”.

Por, sipas Mishetiqit, pavarësisht këtyre pretendimeve, vetë Prokuroria më pas ka thënë se mënyra themelore përmes së cilit kanë komunikuar anëtarët e “Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale" (NPK), e kanë komunikuar politikën e tyre kundër kundërshtarëve, ka qenë përmes komunikatave, deklaratave politike dhe deklaratave tjera, të cilat ushtarët i pranonin përmes mediave publike.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk shpjegon se pse anëtarë të NPK-së nuk kanë lëshuar urdhra të cilët etiketonin të ashtuquajturit oponentë. Ne parashtrojmë se çështja e ZPS-së nuk është konsistente dhe në fakt nuk ka pasur as komandë dhe kontroll dhe as prova të besueshme që zonat i kanë interpretuar komunikatat si politikë për të kryer krime kundër personave të perceptuar që pengonin anëtarët e NPK-së që të kishin kontroll të plotë mbi Kosovën”.

Avokati Mishetiq ka thënë mes tjerash se nuk qëndron as pretendimi i Prokurorisë se fakti që shumë zona të UÇK-së kanë krijuar ambiente ndalimi do të thotë që ka pasur një drejtim të arsyeshëm dhe një udhëzim prej Shtabit të Përgjithshëm.

“Ky argument nuk qëndron për dy arsye. Së pari, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka shpjeguar që ndalimi nga grupe shtetërore ose jo shtetërore, siç ishte UCK-ja, është realitet në çdo konflikt, është një pjesë që pritet në gjendje lufte. Kjo është norma, nuk është përjashtimi. Kryqi i Kuq deklaron se e Drejta Humanitare Ndërkombëtare mbështet në prezumimin që të gjitha palët bëjnë ndalime. Do të kishte qenë e pazakonshme nëse komandantët e zonave nuk do t’i krijonin qendrat e tyre të ndalimit. Atyre nuk u nevojitej ta merrnin idenë nga Shtabi i Përgjithshëm për ta bërë këtë”./rel
 

Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm, shpallja fajtor do të ishte padrejtësi historike

1 muaj më parë / 11 shk 2026 10:03
Luka Mishetiq

Luka Mishetiq

Avokati Luka Mishetiq e ka nisur fjalën e vet duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe që kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi.

“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, u ka thënë Luka Mishetiq gjyqtarëve.

Avokati i Thaçit u ka thënë gjykatësve se e sheh problematik faktin që në gjithë dosjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) janë shpërfillur të gjitha provat të cilat diskreditojnë provat dhe pretendimet e saj.

“Kur analizohen dhe shqyrtohen parashtrimet përfundimtare të ZPS-së është sikur të lexohet një kronikë apo analizë e një filmi të shkruar nga dikush që nuk e ka parë filmin”.

Përgjatë fjalës së vet, avokati i Thaçit u ka thënë gjykatësve se shpallja fajtor e klientit të tij do të përbënte "padrejtësi ligjore dhe historike".

“Argumentet e ZPS-së nuk përbëjnë interpretimin e arsyeshëm të vetëm të provave, që është standardi që duhet arritur që ju të rishkruani historinë e Kosovës, në këtë rast për ta shpallur fajtor Hashim Thaçin. Ka dyshime të bazuara të mjaftueshme për ju që ta shpallni atë jofajtor për të gjitha pikat e aktakuzës”.

Avokati i Thaçit është fokusuar te pika e akuzës së Prokurorisë (ZPS) se ka ekzistuar një ndërmarrje e përbashkët kriminale, në krye me të akuzuarit, me qëllim të marrjes nën kontroll të gjithë Kosovës.
Mishetiq u ka thënë gjyqtarëve se nuk ka pasur prova të drejtpërdrejta që ka ekzistuar një plan i tillë.

“Nuk ka pasur prova të takimeve ku është diskutuar ky synim, dokumente shkresore që të tregohet se është rënë dakord apo është diskutuar ky synim, nuk ka dhënë dëshmi asnjë dëshmitar lidhur me ekzistencën e këtij synimi. Në fakt, secili prej dëshmitareve që e ka pasur mundësinë të flasë për këtë çështje, e ka hedhur poshtë teorinë e ZPS-së, dhe për më keq, ZPS-ja nuk i ka bërë pyetje asnjë dëshmitari”, ka thënë Mishetiq.

Përgjatë fjalës së tij, avokati Mishetiq ka thënë se Thaçi nuk ka qenë në Kosovë në një pjesë të madhe të kohës që përmendet në aktakuzë dhe që nuk ka prova se ai ka marrë pjesë në takimet e Shtabit të Përgjithshëm.

“Prokuroria përpiqet që ta anashkalojë problemin e mungesës së zotit Thaçi në Kosovë, duke argumentuar se anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm janë konsultuar përmes telefonit apo janë njoftuar më pas lidhur me rezultatet e takimeve të Shtabit të Përgjithshëm”./rel

 

LIVE: