Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i vranët.
Sipas njoftimi, vende-vende do të ketë riga lokale shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.