Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Drejtori i qumështores “Vita”, Artan Spahija, ka thënë se rezultatet e mostrave që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i ka marrë gjatë muajit prill e maj, tregojnë që qumështi Vita është i freksët, pa përmbajtje të qumështit pluhur dhe vajit të palmës.

Spahija në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se në takimin e sotëm me ministrin e Bujqësisë, Armend Muja, u dakordua që deri më datën 13 të publikohen rezultatet e të gjitha qumështoreve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne jemi duke i pritur edhe analizat e datës 2 korrik, 02.07.2026. Deri më sot është konfirmuar se Vita është qumësht i freskët, qumësht Kosove. Pas takimit që është zhvilluar me ministrin Muja, jemi dakorduar që deri më datën 13 të këtij muaji, ministri t’i publikoj të gjitha rezultatet e qumështit Vita, jo vetëm të qumështores tonë por edhe të tjerat. Prandaj, kemi marrë vendimin që të fillohet puna. Qumështorja është hapur”, ka deklaruar Spahija.

Spahija po ashtu ka deklaruar se kanë inspektime të rregullta porse revolta kësaj radhe ishte për shkak se në mesin e 18 personave që erdhën për inspektim, kishte edhe të paautorizuar.

“Kemi inspektime të rregullta, çdo dy apo tre muaj. Vijnë vetë, hyjnë vetë në magazina, marrim mostra, bëjnë analiza dhe pa na pyetur neve fare. Ky lloj inspektimi ishte tjetër, ishin 17-18 persona kanë qenë në vizitë. Nuk jemi kundër inspektimeve, por kundër personave të paautorizuar. Po të mos donim të na inspektonin, do t’i ndalonim te porta hyrëse”, ka thënë Spahija.

Qumështorja “Vita” ka njoftuar sot se kanë marrë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, derisa ka deklaruar se ato tregojnë se produktet e tyre nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.

Gjatë ditës, Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit mbajtën protestë para Ministrisë së Bujqësisë.

Fermerët protestuan me mjete bujqësore dhe derdhën qumështin para objektit të Ministrisë.

Durmishi: Në tregun kosovar kanë më shumë hapësirë produktet e importuara sesa ato vendore

1 o. më parë / 6 kor 2026 21:17
gani durmishi

Gani Durmishi, kryetar i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, ka thënë se produkteve me origjinë të qumështit të cilat vijnë nga jashtë u jepet gjithmonë më shumë hapësirë se atyre të cilat janë prodhim vendor.

Ai në “Konfront” të KTV-së ka thënë se ka pasur në vazhdimësi probleme në tregun vendor të qumështit dhe secili problem i shteteve të rajonit ka reflektuar në Kosovë.

Ka shtuar se pajisjet e të gjitha qumështoreve në vend janë pothuajse të reja.

“Unë kam vizituar qumështore të ndryshme në vende të ndryshme dhe askund nuk kam gjetur vërejtje te qumështoret tona. Saherë ka pasur hipërprodhim të qumështit në regjion, shteti ka intervenuar me subvencione tek fermerët dhe përpunuesit duke e subvencionuar edhe eksportin. Te ne nuk ka ndodhur kurrë. Por gjithmonë edhe kanë qenë të mirëseardhura produktet nga importet. Hapësirë më e mirë u është dhënë produkteve të importuara”, ka thënë ai.

Ka deklaruar se sa i përket cilësisë dhe kualitetit, janë 100 për qind të sigurt.


 

Fusha: Shteti të heqë TVSH-në për produktet me qumësht të freskët

1 o. më parë / 6 kor 2026 21:11
Alajdin Fusha

Përfaqësuesi i kompanisë dhe qumështores “ABI”, Alajdin Fusha, ka thënë se produktet e qumështit të cilat importohen janë më të lira për shkak se bëhen me yndyrë bimore dhe rrjedhimisht fermerët në Kosovë rrezikojnë që të mos iu pranohet qumështi sepse depot e përpunuesve janë të stërmbushura.

Fusha në “Konfront” në KTV, ka thënë se shteti duhet të intervenojë dhe ta heqë TVSH-në për produktet që prodhohen me qumësht të freskët.

Aktualisht TVSH-ja për këto produkte është 8%.

“Këtë vit ka filluar të duket shumë. Arsyeja është mosshitja e produkteve të freskëta të qumështit. Në qumështoret që kanë prodhuar dhe prodhojnë produkte të freskëta, i kanë më shtrenjta sesa ato të importit që vijnë me yndyrë bimore. Përpunuesit vendorë për ta ndaluar këtë hov janë munduar t’i imitojnë ato produkte që të jenë konkurrent me çmime. Shteti duhet të intervenojë që produktet që prodhohen me qumësht të freskët, t’iu bëhet TVSH-ja zero. Aktualisht është 8% por nëse bëhet zero ne e kemi 8% komoditetin ta lirojmë”, ka deklaruar Fusha.

Përfaqësuesi i qumështores “ABI”, ka thënë gjithashtu se konsumuesit më të mëdhenj të produkteve të qumështit janë hoteleria e gastronomia, por, ata i marrin më të lirat që janë me yndyrë bimore e importohen.

“Konsumuesi kryesor i produkteve të qumështit janë hoteleria, gastronomia dhe sallat e dasmave. Ata i marrin çdo herë produktet më të lira. Më të lirat janë kaqkavall me yndyrë bimore, djath i bardhë me yndyrë bimore. Sot ekziston hiperprodhim i qumështit të freskët. Fermerët rrezikojnë që prapë të mos iu pranohet qumështi sepse përpunuesit i kanë depot e stërmbushura”, ka potencuar Fusha.

Ai ka thënë gjithashtu se edhe situata e krijuar te qumështorja “Vita” ka ardhur pikërisht nga ky problem, që depot e përpunuesve janë të stërmbushura dhe kjo ka ngritur dyshim që pastaj është kryer ai lloj inspektimi.

“Problemi te VITA ka qenë kur ka dërguar e-mail te qendrat e grumbullimit që nga nesër do të reduktohet sasia. Pastaj këtu ka lindur problemi që kanë shkuar të gjithë në inspektim”, ka theksuar Fusha në “Konfront” në KTV.

Behluli: Prodhuesit e qumështit nuk kanë qenë kurrë më në rrezik se sot

1 o. më parë / 6 kor 2026 20:40
behlul behluli

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Behlul Behluli, ka thënë në "Konfront" të KTV-së se është për keqardhje situata që është krijuar, duke shtuar se si problem ka kulmuar tash sepse sipas tij prezent ka qenë përreth 15 vjet.

Ka shtuar se si prodhues të qumështit kanë pasur telashe në vazhdimësi, duke shtuar se tregun kosovar e dikton edhe tregu evropian.

“Këto telashe na u kane përsëritë dhe nuk kemi arritur me kohë t’i sanojmë. Kemi ardhur në situatën që prodhuesit e qumështit nuk kanë qenë kurrë më në rrezik se sot”, ka thënë ai.

Behluli ka deklaruar se Qeveria i ka përkrahur në vazhdimësi dhe këtë nuk duhet mohuar.

Ai ka thënë se arsye e rritjes së përmbajtjes së qumështit pluhur dhe vajit të palmës tek prodhuesit vendorë është bërë për shkak të rritjes së importit nga jashtë.