Arbëri

Sulmohen një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik në Spitalin e Mitrovicës

spitali i mitrovices

Një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Siç ka bërë të ditur spitali në një njoftim në Facebook, sulmi ka ndodhur në Repartin e Ortopedisë, derisa të po siguronin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe mospraninë e personave të paautorizuar.

“Sot, rreth orës 11:00, në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm ‘Dr. Sami Haxhibeqiri’, ka ndodhur një incident, ku një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës. Sulmi ka ndodhur teksa po siguronin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe mospraninë e personave të paautorizuar.

Si pasojë e këtij incidenti, raportohet se të tre punëtorët e Spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor.

“Spitali dënon çdo formë të dhunës ndaj stafit shëndetësor dhe punëtorëve të sigurimit fizik, si dhe kërkon nga organet kompetente që rasti të trajtohet shpejt, në përputhje me ligjin”, thuhet tutje në njoftim.