Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Supremja lejon borxh me interes deri në 12% nga kompani që s’kanë licencë nga BQK-ja

Para

Dhënien e borxhit me kamatë nga kompani që nuk janë banka e as institucione mikrofinanciare e lejon edhe Gjykata Supreme, madje ka vendosur edhe shkallën e interesit në 12% si tavan. Në Bankën Qendrore kanë paralajmëruar ta trajtojnë këtë çështje me institucionet e tjera dhe kanë theksuar se askush nuk mund të ushtrojë aktivitet financiar pa qenë i licencuar nga BQK-ja

Deri në 12% është tavani i kamatës që kompanitë mund t’ia vendosin njëra-tjetrës për hua, sipas një Mendimi Juridik të Gjykatës Supreme të lëshuar në dhjetor të 2020-s. 

Në këtë vendim, norma më e lartë se 12% konsiderohet fajde. Por ka përjashtime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Supozimi i kontratës me fajde - konsiderohet për shkak të lartësisë së kamatës, kur niveli i kamatëvonesës së kontraktuar është për 50% me i lartë se niveli i kamatëvonesës (50% më i lartë se 8%, respektivisht mbi 12%). Përjashtim nga rregulli i mësipërm bëjnë rastet kur kreditori provon se nuk e ka shfrytëzuar: gjendjen e pavolitshme të debitorit; vështirësinë e situatës së tij financiare; pamaturin ose varësin e krijuar prej saj; ose që përfitimet e rezervuara për kreditorin ose personin e tretë nuk janë në shpërpjesëtim me atë që kreditori ka ofruar ose ka ndërmarr të ofroj ose bëj”, thuhet në mendimin juridik të Supremes.

Në Supreme nuk u janë përgjigjur pyetjeve të KOHËS lidhur me këtë mendim juridik dhe nëse i është hapur rrugë legjitimimit të fajdesë.

KOHA ka raportuar se si bizneset ngjashëm me praktikën e bankave komerciale kanë të drejtë me ligj që të huazojnë para dhe të aplikojnë normë interesi ndaj huamarrësit, ndonëse nuk janë të licencuara nga Banka Qendrore. 

E avokati Florin Lata më herët pati thënë se me anë të kësaj praktike, është krijuar mundësia e legalizimit të fajdesë. 

Huadhënien me kamatë e përcakton Udhëzimi Administrativ për Zbatimin e Ligjit për Tatim në të Ardhurat e Korporatave, që ka hyrë në fuqi në vitin 2016. 

Këtë Udhëzim e zbaton Administrata Tatimore, ku gjatë kontrolleve të kryera, kur has në rastet që borxhit nuk i është vënë interes, e trajton si të hyrë të kompanisë dhe e taton. Kjo i detyron kompanitë që të vendosin kamatë. 

Në Bankën Qendrore kanë thënë se sipas legjislacionit në fuqi askush nuk mund të ushtrojë aktivitet financiar pa qenë i licencuar nga BQK-ja, mirëpo kanë theksuar se praktika e huave me interes nga kompanitë nuk duket të jete e kësaj natyre.

“Në këtë kuptim, siç ju keni referuar edhe ju, kjo çështje është subjekt i rregullimeve ligjore të institucioneve të tjera publike sipas fushëveprimit dhe ligjeve të aplikueshme, pra nuk është subjekt i rregullimit nga rregullativa e BQK-së dhe nuk është ngritur si çështje nga ndonjë institucion deri tani. Sidoqoftë, marrë shkas nga raportimi juaj, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional kjo çështje mund të trajtohet me institucionet përgjegjëse”, thuhet në përgjigjen e Bankës Qendrore të Kosovës.

Në një aktgjykim të Gjykatës Komerciale të vitit 2025 lidhur me një padi të një kompanie ndaj ATK-së, theksohet se huat e lëshuara ndër vite, pa kamatë, gjatë kontrollit, ATK-ja i ka konsideruar si borxh me interes.

Edhe pse mes palëve nuk ishte aplikuar interes real, administrata tatimore ka përllogaritur një interes të supozuar mbi shumën e kthyer. Mbi këtë interes të llogaritur është aplikuar tatim në burim. 
Interesi i përllogaritur nga ATK-ja në njërën nga huat shkon deri në 13%.

LEXO EDHE: