Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani asiston në barazimin e Hoffenheimit me Stuttgartin

Fisnik Asllani

Fisnik Asllani ka asistuar në barazimin e Hoffenheimit ndaj Stuttgartit, që ishte përballje direkte për vendin e katërt në Bundesligë.

Hoffenheimi ishte afër që t’i ftionte pikët e plota, por pranoi gol në minutën e 95-të dhe ndeshja e xhiros së 32-të e Bundesligës, u mbyll 3:3.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoffenheimi mbetet në vendin e pestë me 58 pikë, sa i ka edhe Stuttgarti në pozitën e katërt.

Deri në fund të kampionatit do të luhen edhe dy xhiro.

Asllani në sulm, Leon Avdullahu në mesfushë dhe Albian Hajdari në mbrojtje, ishin titullar dhe patën paraqitje shumë të mirë në këtë ballafaqim.

Asllani asistoi në golin e Andrej Kramariqit në minutën e tetë. Sulmuesi i Kosovës tani i ka 10 gola e 7 asistime në këtë edicion të Bundesligës gjermane.

Në minutën e 69-të, mesfushori turk i Stuttgartit, Atakan Karazor, bëri ndërhyrje shumë të ashpër në Asllanin dhe u përjashtua nga loja direkt me të kuq.

Pak minuta më vonë, Hajdari e qëlloi shtyllën.

Asllani u zëvendësua në minutën e 90-të, kurse Avdullahu dhe Hajdari e kompletuan ndeshjen.

Dy ndeshjet e fundit të Hoffenheimit janë në shtëpi ndaj Ëerder Bremenit dhe në udhëtim te Borussia Monchengladbachu.

Lexo përditësimet tjera
Hoffenheim

Asllani vazhdon me paraqitje pozitive, asiston

Fisnik Asllani ka asistuar në golin e epërsisë 1:0 për Hoffenheimin ndaj Stuttgartit.Ndeshja i takon xhiros...