Publicisti Veton Surroi ka deklaruar se sfida kryesore e sigurisë për Kosovën është që kufiri me Serbinë të mos shndërrohet në vijë ndarëse mes botës perëndimore dhe asaj euroaziatike, por që i gjithë rajoni të bëhet pjesë e hapësirës së përbashkët evropiane të sigurisë.
Gjatë bashkëbisedimit në podcastin “PIKË” me hulumtuesen Lura Pollozhani, Surroi theksoi rëndësinë e orientimit strategjik të Kosovës drejt Perëndimit dhe integrimit në strukturat evropiane të sigurisë dhe politikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ana e duhur e historisë është ana e cila e ruan identitetin tonë evropian, demokracinë tonë funksionale, krijon hapësirë që të që të jemi në një hapësirë të përbashkët të sigurisë evropiane, që të jemi në një hapësirë të përbashkët të sigurisë në Ballkan Perëndimor dhe që këtë ta mbërrijmë në një kohë relativisht të shpejtë. Pra, që kjo mos të jetë projekt afatgjatë deri të kriza e ardhshme botërore, por të jemi në këtë drejtim, unë besoj që sfida kryesore e sigurisë për Kosovën është që në fund të këtij procesi kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, mos të jetë kufiri ndarës mes botës perëndimore dhe botës euroaziatike, por që i tërë ky regjion, të jetë pjesë e një hapësire politike e të sigurisë evropiane, dhe mendoj se ka mundësi për një gjë të tillë”, ka thënë Surroi.
Ai foli edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se kjo lidhje është e qëndrueshme dhe nuk lidhet me individë apo administrata të caktuara.
“Natyrisht ne kemi një lidhje të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo lidhje e veçantë për Shtetet e Bashkuara e Amerikës nuk është ciklike, as nuk është e personalizuar. Ne e kemi ndërtuar një relacion, i cili nuk lidhet drejtpërsëdrejti me një president, me një parti. ndonëse zhvillimet janë kaq dramatike në botë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që disa prej marrëdhënieve tradicionale kanë, do të rikonfigurohen, do të rigjejnë formën e vet. Unë kam besim... duke qenë i vogëlsi vend i vogël, ne nuk kemi nevojë për shumë analiza shumë të mëdha, por kemi nevojë për të kuptuar thellësinë e ndryshimit historik”, u shpreh ai.