Arbëri

Sveçla kërkon nga IPK-ja të jetë edhe më e vendosur në “pastrimin” e Policisë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Foto: Driton Paçarada

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me arrestimin e në koloneli të Policisë së Kosovë në Prizren.

Ai ka thënë se “kriminelët nuk kanë vend në radhët e Policisë”.

“Përgëzoj Inspektoratin Policor të Kosovës për aksionin e djeshëm, ku u arrestuan katër qytetarë, ndër ta edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës. Krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, e posaçërisht nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sveçla ka thënë se mbështetë dhe insiston në veprime edhe më të vendosura të Inspektoratit, që radhët e Policisë të pastrohen nga elementë të tillë që njollosin emrin e institucionit më kredibil dhe me besueshmërinë më të madhe në vend.

“Policia e Kosovës duhet të jetë adresë e luftimit të krimit dhe asnjëherë dhe në asnjë rrethanë çerdhe banimi e mburojë e veprimtarive kriminale”, ka shkruar tutje ai.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar katër persona, në mesin e tyre një kolonel Policie, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi.