Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se ndarja e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve të komuniteteve është bërë qëllimshëm nga Lëvizja Vetëvendosja. Sipas tij, kjo mënyrë i ka konvenuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ai ka shtuar se Kurti do që të krijojë një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese, që ta zvarrisë krijimin e institucioneve meqë, sipas Tahirit, Kurti nuk i ka numrat për qeverinë.
“Pse iu deshtë që të ndajë votimin te minoritetet, sepse nuk i ka numrat për qeveri dhe nuk e dëshiron pataten e nxehtë në duart e tij, sepse kriza reale është nëse mund ta krijojë Kurti qeverinë”, ka thënë Tahiri në RTK.
Ndërkohë ka përjashtuar mundësinë e koalicionit qeverisës me LVV-në.