Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të enjten vazhdim i seancës plenare për pika të papërfunduara

Kuvendi i Kosovës

Foto: Driton Paçarada

Të enjten Kuvendi i Kosovës do të mbajë vazhdim të seancës plenare, e në rend të ditës do të jenë disa pika të rendit të ditës.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00, e ndër diskutimet do të jetë votimi i projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kuvendi njoftoi se do të jenë edhe pika nga seanca e 2 majit dhe e 4 prillit, ndër to, votimi në lexim të dytë të projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor.

KOHA ka raportuar ditë më parë se një numër projektligjesh dhe amendamentesh nuk po votohen për shkak të mosprezencës së deputetëve të Listës Serbe në Kuvend.