Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur dhe dy të plagosura në Majac të Podujevës

Aksident-Vrasje-Policia

Foto: Driton Paçarada

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në fshatin Majac të Podujevës.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Menjëherë pas pranimit të informatës për rastin, prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ajo.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rastin.

E kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se një djalë është i vdekur dhe dy gra janë të plagosura - njëra prej tyre 70-vjeçare.

E plagosura tjetër, është e dyshuara, e cila tentoi të kryente vetëvrasje, raporton "Betimi për Drejtësi". 

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka thënë për KOHËN se pacientet janë duke u trajtuar dhe gjendja e tyre është shumë e rëndë, pasi kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit.

Për shkak të gjendjes kritike, të dy pacientet janë intubuar dhe po mbahen në frymëmarrje të asistuar.

"Dy paciente gjinisë femërore, njëra e lindur me 1953, tjetra 31-vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jostabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme në QE, të dy pacientet janë të intubuara me frymëmarrje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku janë duke punuar ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit. Gjendja e pacienteve shumë e rëndë", ka thënë ai.