Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka quajtur zhgënjyese situatën politike në Kosovë, pasi presidentja Vjosa Osmani dekretoi shpërndarjen e Kuvendit.
Terras ka theksuar se dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri nga Kuvendi është një pengesë serioze dhe kthim prapa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin. Kjo është një pengesë serioze. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, ka shkruar Terras në X.
Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, mëngjesin e 6 marsit ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, disa orë pasi institucioni legjislativ ka nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri. Vendimi i Osmanit është mirëprit nga partitë opozitare të cilat e kanë takuar atë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, por jo edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Subjekti që drejton Qeverinë, dekretin e saj e ka quajtur antikushtetues dhe e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Jokushtetues atë e kanë vlerësuar edhe njohës të çështjeve juridike e politike