Kosova ka rënë për tri pozita në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit nga organizata ndërkombëtare Transparency International (TI) për vitin 2025. Vlerësimi e vendos Kosovën me 43 pikë në pozitën e 76-të nga 182 vende dhe territore. Më 2024 ishte për tri pozita më lartë.
Vlerësimi i TI-së funksionon ashtu që me 0 pikë një vend është jashtëzakonisht i korruptuar ndërsa me 100 vendi është i pastër nga korrupsioni. Renditja e një shteti tregon pozicionin krahasuar me vendet e tjera.
Më 2024, Kosova pati 44 pikë dhe ishte e 73-ta në botë. Më 2023 ishte vlerësuar me 41 pikë.
Nga shtetet e rajonit, Mali i Zi është më së miri me 46 pikë, Maqedonia e Veriut me 40, Shqipëria me 39, Bosnje-Hercegovina me 34 dhe Serbia me 33. Mali i Zi dhe Maqedonia mbetën me nivel të njëjtë të pikëve, ndërsa të gjitha shtetet tjera pësuan rënie.
Në krye të listës së Indeksit janë si rëndom, Danimarka, Finlanda dhe Singapori, ndërsa në fund, si vende me probleme të thella në luftim të korrupsionit janë Sudani i Jugut, Somalia dhe Venezuela.
Në raportin botëror të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit është theksuar se gjendja në është shqetësuese dhe ka rënie në nivel të përgjithshëm të lidershipit që lufton korrupsionin. Përparimet në përgjithësi janë cilësuar të kufizuara.