Arbëri

Trafikanti shqiptar i drogës që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani

Trafikanti shqiptar i drogës që pozoi me 250 mijë funte

Një shqiptar, trafikant droge i dënuar, i cili ka shkrepur një fotografi i rrethuar me 250 mijë funte para të gatshme, ka fituar betejën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar pavarësisht krimeve të tij, raportoi të enjten "Express UK".

Ministria e Brendshme dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po kërkojnë të depërtojnë 33-vjeçarin O.B., i cili është dënuar me 11 vjet burgim për rolin e tij në një bandë trafikimi të heroinës.

O.B., akuzohet se ka gënjyer në formularin e aplikimit për marrjen e shtetësisë në një vend të huaj, pasi deklaroi se nuk është i përfshirë në kriminalitet pavarësisht se është arrestuar vetëm tetë muaj më vonë.

33-vjeçari u arrestua me tetë kilogramë heroinë me pastërti të lartë me një vlerë prej 200 mijë funte, një shumë që  Ministria britanike e Brendshme pretendon se tregon që ai është për kohë të gjatë në grupin kriminal.