Qytetarët e Obiliqit nuk do të kenë ujë të pijes gjashtë orë gjatë ditës së premte.
Nëpërmjet një njoftimi, Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se këto reduktime do të bëhen për shkak të punimeve në disa rrugë të këtij qyteti.
“Ju njoftojmë se si shkak i punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit në Obiliq, nesër 24 shkurt 2023 duke filluar nga ora 09:00-15:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në rrugët ‘Adem Jashari’, ‘Shaban Polluzha’, ‘Pjetër Bogdani’. Realizimi i punimeve teknike po bëhet me qëllim të funksionimit sa më të mirë të rrjetit të ujësjellësit. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.