Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka thënë se duke e pasur parasysh që protestat në Shqipëri përbëhen nga grupe e interesa të ndryshme atëherë nuk mund ta kenë një përfaqësues të vetëm që iu prinë.
Ukshini në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në këtë rast do ta ndjekë strategjinë e lodhjes së protestuesve për t’i ndalur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do ta ndjekë strategjinë e lodhjes. E mira e protestës është që janë paqësore dhe policia nuk po sillet brutalisht. Ka shumë grupe dhe interesa. Duke qenë kaq heterogjene jam skeptik nëse këta mund ta nxjerrin një kokë udhëheqëse. Nëse nuk arrijnë ta nxjerrin një kokë udhëheqëse atëherë kjo demostratë do të s’formohet. Sa më shumë që zgjatë, sigurisht se do të lodhen”, ka deklaruar Ukshini.
Ai ka komentuar edhe përfshirjen e diasporës në këto protesta. Sipas Ukshinit prezenca e tyre mund të jetë vetëm për disa ditë.
“Shihet se ka një tendencë që të mobilizohet diaspora mirëpo diaspora mund ta mobilizohet vetëm për pak ditë sepse jetojnë jashtë, punojnë jashtë Shqipërisë dhe nuk mund të mungojnë në vendet ku jetojnë. Nuk mund ta mbushin këtë boshllëkun e tyre në protestë”, ka thënë Ukshini në emisionin "Konfront" në KTV.
Ukshini: Protestat në Tiranë mund të jenë shfrytëzuar nga agjenda të huaja
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka thënë se ka shumë faktorë që kanë nxitur protestat masive tash e tri javë në Tiranë, por që sipas tij nuk është spekulim që mund të ketë inflirtime të huaja që nxisin në këto protesta.
Ukshini në emisionin “Konfront” në KTV është shprehur se zhvillimi i turizmit në Shqipëri është konkurente për Kroacinë e Greqinë, mirëpo sipas tij edhe hapat e shpejtë të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, janë të rëndë për Serbinë.
“Çështja e investimit, çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Duhet pranuar se çështja e zhvillimit të turizmit është konkurrent edhe për Kroacinë edhe për Malin e Zi dhe sidomos për Greqinë. Ka dikund para 7-8 muajsh që një mik i imi diplomat ma ka thënë se Serbia mund të duroj gjithçka por të futet Shqipëria para saj në BE nuk mund ta duroj”, ka deklaruar Ukshini.
Sipas ish-ambasadorit Ukshini, masa e pakënaqur brenda Shqipërisë me qeverisjen e Edi Ramës, janë shfrytëzuar nga agjendat e tjera të huaja për t’i bërë protestat në këtë mënyrë.
“Njerëzit që janë brenda kanë agjendë që nuk janë të kënaqur me qeverinë. Këtë agjendë mund ta shfrytëzojnë pastaj shumë agjenda të tjera për arsye të veta. Nëse ka një investim 4 miliardësh në Shqipëri atëherë mund të humb vëmendja e turizmit të Greqisë. Me anëtarësimin pastaj në BE, Shqipëria fiton një hap dhe një dinamikë, duke qenë edhe pjesë e NATO-s kësisoj bën një hap të madh duke lënë prapa vendet e rajonit”, ka deklaruar Ukshini në “Konfront”.
Protestat në Shqipëri nisën kundër projektit të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner për ndërtim hotelesh luksoze në ishullin e Zvërnecit, e po ashtu edhe kundër projekteve në Lagunën e Nartës.
Edi Rama, pos Vetëvendosjes e Kosovës, për nxitje të protestave ka akuzuar në fillim Greqinë, me pas Serbinë dhe Iranin.
Protestat nuk janë ndalur për asnjë ditë që nga nisja e tyre.
Hasimja për protestat në Shqipëri: Janë aktivizuar të rinjtë, Rama në pozicion të vështirë
Profesori dhe pedagogu nga Tirana Ermal Hasimja, ka thënë se protestat në Shqipëri kanë aktivizuar breza të tërë të rinjsh të cilët kanë qenë kryesisht indifirent deri më tani në zgjedhje e fushata.
Hasimja i inkuadruar në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se shumica e këtyre të rinjëve të cilët janë mobilizuar në këto protesta, do të votojnë kundër qeverisjes së Edi Ramës.
“Shumica e atyre që protestojnë janë të rinj, janë një brez i tërë që janë shtuar dhe kjo është shumë e rëndësishme. Tani kanë marrë një qëndrim të qartë kundër qeverisjes dhe në momentin që do të shtrohet çështja e votimit, shumica e tyre do të votonin kundër qeverisjes aktuale. Në njëfarë mënyre protesta i ka arritur objektivat e saj. Kjo e ka vënë në pozicion të vështirë Edi Ramën”, ka deklaruar Hasimja.
Sipas profesorit Hasimja, kryeministri Rama është në pozitë të vështirë dhe këtë e tregojnë deklarimet e tij. Hasimja ka thënë se Rama po ndjehet i braktisur edhe pas largimit të deputetes së Partisë Socialiste e cila tashmë është rreshtuar si e pavarur.
“Deri tani Rama ka portretizuar veten si të ri e opozitën si të vjetër, të dalë mode. Pikërisht protesta me të gjithë atë kreativitetin e saj e ka nxjerrë jashtë loje dhe ia ka marrë këtë lloj monopoli Ramës. Duket qartë që është në pozicion të vështirë, vërehet në deklaratat e tij së fundmi. Është vënë re që edhe me reagimin e një deputeteje nga Partia Socialiste, po ndjehet i braktisur dhe i lënë vetëm”, ka thënë Hasimja.
Protestat në Tiranë nisën pas kundërshtimeve ndaj projekteve të zhvillimit turistik në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Zvërnecit, por me kalimin e ditëve ato janë zgjeruar në kërkesa më të gjera për transparencë, llogaridhënie institucionale dhe kundërshtim të politikave të qeverisë së kryeministrit, Edi Rama.
Neziri: VMRO-DPMNE po tenton të degradojë statusin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Xhelal Neziri, ka thënë se ka tendencë nga ana e partisë maqedonase VRMO-DPMNE të degradojë statusin e shqiptarëve dhe të cenojë disa të drejta që i kanë fituar shqiptarët në dekadat e kaluara.
Sipas tij, kjo tendencë krijon frustrim te shqiptarët dhe ky reagim nuk është për një rrugë a shesh, por i përditshëm.
Ka shtuar se vendimi i komunës së Tetovës i vitit 2007 për ndryshmin e emrave të rrugëve e shesheve, nuk është zbatuar në dokumentet zyrtare.
Ai ka shtuar se as pushteti qendror nuk mund t’u tregojë sesi t’i quajë rrugët e sheshet, për shkak se sipas tij, do të vazhdojnë t’i quajnë ashtu siç i kanë emërtuar duke theksuar se shqiptarët janë shumicë. Por, ka shtuar se as vendimi i institucioneve për të përdorur emrat e vjetër nuk do të ndryshojë.
“Nuk kanë qenë asnjëherë të fuqizuar ata emra, ka qenë vendim komunal që nuk ka gjetur asnjëherë zbatim. Këtu është dallimi dhe këtu njerëzit kanë edhe reagime të pritshme sepse deri dje në postat e tyre u kanë ardhur letrat me ‘Dervish Cara’ ose ‘Sheshi Iliria’ , kurse sot ose pas një muaji do t’u vijnë me ‘Marshall Tito’”, ka thënë ai.