Vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, Leonardi, pas seancës të së hënës ka thënë se është brengosëse që nuk u lejua elaborimi i plotë i provave.
Leonardi ka thënë se do të kërkohet sërish nga gjykata të elaborohen provat, pasi e vlerëson atë jetike.
“Nuk ishte ditë e lehtë, pasi i pamë videot e fundit të jetesës së motrës sonë. Ajo çfarë pamë në video sot ishte që tre të akuzuarit e kishin planifikuar mirë, pasi gjithë ngjarja ka ndodhur për 7 minuta...Ajo çfarë pamë sot në ato pamje e qartëson mirë se Naimi bashkë me Kushtrimin janë organizatorët kryesorë të vrasjes, ndërsa vrasësi i motrës sime është Granit Plava. Ajo çfarë na brengosi sot ishte moslejimi i elaborimit të provave nga ana jonë, pra elaborimi i provave për ne është jetësore, sepse e qartëson edhe më mirë rolin kyç të Kushtrim Kokallës, bashkëpunimin me Naimin në rrugëtimin e tyre. Ne do të kërkojmë nga gjykata përsëri t’i elaborojmë provat, sepse është jetike”, ka thënë Ademaj.