Përdorimi i platformave online nga politikanët për të bërë linçime, kërcënime e ndëshkime, trajtohet në edicionin e veçantë të së dielës në Koha Ditore.
Se si në kohën e pandemisë ka marrë dinamikë komunikimi politik online e kuptoni në shkrimin kryesor “Virusi politik”.
Lindita Camaj nga Universiteti i Houstonit tregon në intervistë se si duhet t’u qasemi informatave të pavërteta gjatë pandemisë.
Një reportazh interesat i gazetarit austriak Joseph Roth nga vizita e tij në Shqipërinë e viteve të 30-a, mund ta lexoni në faqet 12-13.
Gratë që frymëzuan afro-amerikanen Kamala Harris t’i hyjë garës për zëvendëspresidente vijnë në rubrikën e botës.
Në mesin e shkrimeve për kulturën gjeni edhe atë për regjisoren Aulona Fetahaj, e cila përmes filmit synon të gjejë vendin e vet në botë.
Monumenti këtë javë sjell historinë interesante të frizeres së parë në Kosovë, e cila edhe në moshën 80-vjeçare vazhdon ta ushtrojë këtë profesion.
Një histori po aq interesante e gjeni edhe në hapësirën e ndarë për sportin, e që ka të bëjë me futbollistin Bajram Sadrijaj dhe lidhjen e tij me Dortmundin dhe Jurgen Kloppin.
Dhe, si zakonisht, nuk mungojnë materiale e shkrime të tjera interesante.