Arbëri

Vlora Kabashi, kryesuese e Kuvendit të Obiliqit

Asamblistja e Iniciativës Qytetare për Obiliqin, Vlora Kabashi, është zgjedhur kryesuese e Kuvendit Komunal. Ajo ka marrë 12 vota kundrejt 8 votave të asamblistit të VV-së, Sami Ahmeti.

Pas votimit, ajo ka thënë se do të punojë me të gjithë për të mirën e qytetarëve të Obiliqit.

“E kuptoj peshën e përgjegjësisë që më është besuar, andaj zotohem që së bashku me kryetarin e Komunës, Xhafer Gashin, në bashkëpunim me të gjithë ju do të punojmë për të mirën e qytetarëve të Obiliqit”, është shprehur Kabashi.

Gjatë mandatit të kaluar, ajo e ka udhëhequr Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Nga 21 ulëse sa i ka Kuvendi Komunal i Obiliqit, në zgjedhjet e 17 tetorit IQ i ka fituar 9, LVV 4 dhe nga 2 asamblistë i kanë LDK, LS, LB dhe PDK.