Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von der Leyen fton në takim liderët e Ballkanit Perëndimor

Vizita e von der Leyenit në Kosovë në tetor të vitit 2022

Vizita e von der Leyenit në Kosovë në tetor të vitit 2022

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do të mbajë takim me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 19 shtator, ka thënë zëdhënësi Eric Mamer, transmeton “N1”.

Siç ka thënë zëdhënësi i KE-së, takimi i së enjtes do të mbahet në ndërtesën e Komisionit Evropian në Bruksel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Liderët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë janë të ftuar në takimin e von der Leyenit, por emrat se kush do ta përfaqësojë secilin shtet ende s’janë bërë të ditura.

Më 27 qershor të këtij viti, Këshilli Evropian emëroi von der Leyenin për mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian. Më 18 korrik, u rizgjodh edhe për një mandat pesëvjeçar pasi votimit të fshehtë në Parlamentin Evropian. Ajo pati 401 vota pro, 284 kundër dhe 22 ishin të pavlefshme. Është planifikuar që më 17 shtator ta prezantojë përbërjen e re të Komisionit.