Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka theksuar se Shqipëria ka bërë punë shumë të mirë në rrugën për objektivin e saj për përmbyllje të negociatave dhe anëtarësim në BE në vitin 2027.
Von der Leyen është shprehur se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka bërë progres drejt rrugës për anëtarësimin e BE.
Ajo ka shtuar se bashkëpunimi dhe përfitimi nuk është vetëm për çështje politike dhe gjeopolitike, por edhe ekonomike dhe biznesi.
“Afrimi në BE ka të bëjë dhe për një biznes të zgjuar, jo vetëm për çështje politike. Ekonomia juaj ka fituar qasje në tregun tonë të përbashkët, dhe në këmbim ju zbatoni reforma kyçe. Dyert e sektorit janë të hapura për kompanitë tuaja, por dhe për kompanitë tona. Plani i rritjes ekonomike ka potencial të dyfishojë planin në Ballkanin Perëndimor. Dhënia e 100 mln euro, tani do zbatohet ky plan, ju keni bërë shumë punë të mirë, tani që jemi në rrugën e duhur, kjo është rruga që të ketë qasje në të gjithë fondit e planit të rritjes, që ka rreth 1 miliard euro”, ka theksuar ajo.
“Vitin që vjen do heqim tarifat roaming. Mesazhi im i fundit është ky, zgjerimi nuk është çështje politike, por njerëzit. Shqipëria e do Evropën, 90% e shqiptarëve do votonin për BE, sipas studimeve. Ky është sinjali më i qartë. Gjenerata jonë e re do të jetojë në një Bashkim Evropian të fortë. I dashur Edi të uroj çdo suksese në rrugën drejt BE dhe unë do t’u mbështes”, ka shtuar Von der Leyen.
Ndërkohë Rama ka theksuar se e ka marrë konfirmimin nga presidentja e KE-së se Shqipëria po ecën në rrugë të mbarë dhe me shpejtësi drejt BE-së.
“Kënaqësi të rimikpresim Presidenten e Komisionit Evropian në një ditë të ngarkuar me aktivitet. Patëm diskutime për tema interesi të përbashkët, mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe e vlerësojmë faktin që Presidentja dhe Komisioni i japin një rëndësi të posaçme Ballkanin Perëndimor, dhe vëmendje të posaçme procesit të përafrimit të vendeve tona me Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Rama. / TCH
Von der Leyen në Tiranë, pritet nga Rama
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursuala von der Leyen, është pritur në Tiranë në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.
Takimi mes Ramës se Von der Leyenit do të pasohet nga takimi nga takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Më pas, në orën 11:15, Rama dhe Von der Leyen do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.
Von der Leyen, do të vizitojë Kosovën të mërkurën, më 15 tetor, në kuadër të një turneu nëpër të gjitha gjashtë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Do të jetë kjo vizita e saj e parë në rajon në mandatin e dytë në krye të Komisionit Evropian. Ajo ishte në Kosovë edhe para një viti, më saktësisht më 24 tetor, në fund të mandatit të saj të parë. Por që atëherë dihej se ajo do të jetë në krye të Komisionit Evropian edhe për një mandat të ri pesëvjeçar.