Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për vizitë zyrtare në Francë.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti pritet të ketë takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë enjten presidenti i Serbisë ka thënë se Kurti do të takohet me Macronin derisa ka pretenduar se Kurti do t'ia paraqesë dy kërkesa presidentit francez.
Vuçiqi në TV Prva ka pretenduar se Kurti do t’i kërkojë Macronit që forcat e NATO-s në Kosovë të largohen nga zona kufitare dhe që Franca ta mbështesë këtë ashtu që Kosova “të mund të sjellë Forcat e Sigurisë së Kosovës në zonën tokësore të sigurisë”.
“Shpresoj që askush në NATO nuk do ta mendojë ta mbështesë këtë kërkesë, jam i sigurt se miku im Macron nuk do ta mendojë ta mbështesë. Do të ishte sulm direkt për paqen, popullin tonë, të gjithë Serbinë, dhe jam i sigurt se nuk do të ndodhë”, ka thënë ai.
Ai ka pretenduar tutje se Kurti do t’i kërkojë Macronit që Franca t’ia kushtëzojë Serbisë përdorimin e armëve, që ato të mos përdoren kurrë kundër shqiptarëve.
Siç ka pretenduar tutje Vuçiqi, autoritetet në Beograd kanë “njerëz rreth Kurtit” dhe ata kanë pranuar agjendën e tij për bisedën me Macronin.
“Kurti ka katër tema dhe dy kërkesa”, ka thënë ai.
ZKM është pyetur lidhur me këto pretendime, por nuk ka dhënë koment për to, përpos agjendës zyrtare.