Lëvizja Vetëvendosje, ka alarmuar për një vendim të qeverisë, lidhur me shpronësimin e një ndërtese në kryeqytet.
Sipas Liburn Aliut, për ndërtesën që do të shfrytëzohet për nevoja të qeverisë, shpronësimi do t’i kushtoj qeverisë deri 55 milionë euro, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke e konsideruar si vendimin e radhës të dëmshëm të qeverisë, Aliu ka bërë thirrje që të ndalen procedurat e shpronësimit, derisa ka paralajmëruar se çështjen do ta ngrisin edhe në Kuvend.
Avni Zogiani, këtë e ka konsideruar si mega-skandal në përgatitje, që ka theksuar se edhe procedura për këtë proces, ka qenë në shpërputhje me Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluatjshme.
Si Zogiani edhe Aliu, kanë potencuar se në Komunën e Prishtinës ka hapësira që do të mund të shfrytëzoheshin për ndërtimin e ndërtesës, duke ngritur dyshime për një aferë të mundshme korruptive.
Këtë vendim Qeveria e ka marrë më 28 maj dhe është pronë e Dukagjinit.