Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka komentuar shtyrjen e vizitës në Kosovë të komisioneres së Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos, duke e lidhur këtë zhvillim me situatën politike dhe mungesën e stabilitetit institucional në vend.
Sipas Ymerit, mosrealizimi i kësaj vizite është sinjal se Kosova nuk mund të paraqesë stabilitet institucional para partnerëve ndërkombëtarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është ndoshta një shenjë tjetër se nuk mund ta mashtrojmë as Evropën as askënd që nuk ka institucione stabile në Kosovë. Nuk vjen se nuk ka as akterë stabilë me fuqi elektorale stabile tash për tash dhe nuk ka me kë të bisedojë. Bllokada nuk është e re dhe nuk është se nuk është paraparë. E kemi një akter politik, që është tash në pushtet, që shkon prej bllokadës në bllokadë. Kjo mund të ekzistojë kësisoj për ne, por Evropa nuk pajtohet me këtë lloj qeverisje dhe nuk vjen në vizitë”, ka thënë ajo në “60 Minuta”.
Ymeri ka theksuar se mungesa e vëmendjes ndërkombëtare po reflektohet edhe në qasjen e ambasadave ndaj zhvillimeve politike në vend.
“E kemi pa tash edhe mosndërhyrjen e ambasadave për zgjedhjen e presidentit që më edhe nuk meritojnë vëmendje politike ndërkombëtare për shkak se nuk është se ne amnistohemi edhe 26 vjet pas luftës. Jemi shtet i ri, por jo gjithmonë”.
VIDEO: Biseda me Janina Ymerin në 60 Minuta
Ajo drejtoi kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai nuk është munduar të gjejë zgjidhje për situatën politike.
“Albini ka mashtruar, nuk është munduar të gjejë zgjidhje. Nuk ka mundësi që ta dish që do përfundosh në Kushtetuese, mos me punu në atë drejtim dhe me mëndu në fund se do të të vijë rezultat ndryshe”, u shpreh Ymeri.
Deputetja e LDK-së ka shtuar se opozita është e gatshme të ulet për bisedime nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon dekretin e presidentes për shpërndarje të Kuvendit dhe nis rrjedhja e afatit 60-ditor për të gjetur zgjidhje për presidentin.
“Nëse jepet vendimi që me ardhë në 60 ditë ne kemi me qenë të parët që do të ulemi, mendoj se edhe partitë tjera opozitare, që të ulemi të bisedojmë. Në pikëpamje të shkurtër më e lehtë shihet se është zgjedhja e një presidenti por jo me mentalitetin e tyre. Nuk shoh shumë dritë nëse do të vazhdojmë me këtë pushtet. Si vend nuk na duhen njerëz që nuk janë të pjekur për politikë dhe që nuk duan të qeverisin”, ka theksuar Ymeri.
Ymeri ka folur edhe për emigrimin, duke e cilësuar fajtore Qeverinë për emigrimin e madh të qytetarëve.
“I kam marrë të dhënat e fundit nga MPB, mbi 40 mijë njerëz kanë emigruar në vitin 2024. Kjo i bie, shumica prej tyre kanë emigruar me bashkim familjar. Një qeverie që nuk punon për këtë vend, emigrimi i konvenon”.
Ymeri ngriti akuza edhe për mënyrën e menaxhimit të sektorit të energjisë, teksa përmendi ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
“Kurti e ka shfrytëzuar për të lënë sektorin e energjisë në import të energjisë që mendoj se ka pasur interesat e veta. Nëse e le Matin Berishaj ambasador dhe është i involvuar në sektorin e energjisë dhe ka aq imunitet sa tërheq kesh vend e pa vend dhe nuk jep përgjegjësi dhe e pranon se ka qenë i paguar nga GEN-i i Serbisë dhe luan kartën e nacionalizmit, mendoj se kryeministri ka pasur interesa të caktuar”.